Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Prokurorët E Krimeve Të Rënda Hetojnë Zhdukjen E 2-Vjeçares
English

Kukës: Prokurorët E Krimeve Të Rënda Hetojnë Zhdukjen E 2-Vjeçares

KUKËS, 10 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Një grup prokurorësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndodhen në Kukës për hetimin e zhdukjes së Bleona Matës, 6-vjeçares së zhdukur prej 20 ditësh në fshatin Zapod, ndërsa hetimet dhe kërkimet vazhdojnë pa ndërprerje. Drejtori i Policisë së Kukësit, Sadri Ramcaj tha sot për ATSH-në, se "kërkimi dhe hetimi vazhdon me të njëjtat ritme, ndërsa po kontrollohet çdo lloj telefonate që na mbërrin". Sipas tij, telefonata "ka patur, por pa na çuar në objektivin që kemi, gjetjen e vajzës së zhdukur". Për shkak të hetimeve, ai shton se "nuk mund të themi sa telefonata kanë qenë për shkak të sekretit të hetimeve". Kërkimet dhe hetimi në zonë po bëhet me grupe të vogla, pasi numri i madh i personave pjesëmarrës në aksion mund të trembë komunitetin, apo personat që mund të kenë dijeni, bëjnë të ditur burimet. Hetime intensive ka nisur një grup me ekspertë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Me gjithë hetimet e deritanishme, ende nuk është evidentuar mënyra se si mund të jetë zhdukur 6-vjeçarja, ndonëse pista më e besueshme është ajo e rrëmbimit. Nga familjarët vazhdon apeli ndaj kujtdo, që mund të ketë ndonjë informcion, pasi edhe pas 20 ditësh nuk ka asnjë gjurmë të vajzës së zhdukur. Ndërkohë, hetimet janë të shtrira në 4 shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Greqi. Vajza e zhdukur është shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpoli, ndërsa për informacionin e saktë që jepet, është vënë një shpërblim prej 3 milionë lekë. Vogëlushja 6-vjeçare, Bleona Mata humbi misteriozisht rreth orës 17.30 minuta të datës 22 maj dhe që nga ajo ditë nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj, gjë që e ka bërë këtë ngjarje më të pazakontën e ndodhur deri tani./ch/
KOMENTE