Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend/Deputetët Diskutojnë Në Debat Të Lirë
English

Kuvend/Deputetët Diskutojnë Në Debat Të Lirë

TIRANË, 10 qershor/ATSH/.- Debati i lirë në Kuvend mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës gjatë seancës së sotme plenare u përqëndrua tek situata ekonomike në vend, në kritikat ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, moszgjidhja e krizës politike, drafti për imunitetin etj. Deputeti socialist, Armando Subashi shprehu shqetësim për krizën e pazgjidhur politike në vend dhe i kërkoi maxhorancës të "dëgjojë kërkesën e komunitetit ndërkombëtar dhe të pranojë kompromisin e pranuar tashmë nga opozita, që bashkarisht t'i hapim rrugën reformave". Deputeti demokrat, Flamur Noka akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mungesën e parqeve dhe mjediseve të gjelbëruara, të cilat, në mënyrë abuzive dhe klinteliste i janë dhënë firmave ndërtuese për ngritjen e objekteve të banimit. Kjo politikë, sipas tij, bëhet në kurriz të banorëve të kryeqytetit, të cilët po torturohen nga zhdukja e hapësirave të gjelbëra. Shegushe Ligori deputete e PS-së tha se vendi ndodhet në një situatë të vështirë për shkak se vota u grabit më 28 qershor. Ndërsa deputeti i PD-së, Viktor Gumi u ndal tek çështja e imunitetit të zyrtarëve dhe ftoi opozitën të reflektojë dhe t'i bashkohet nismës së depozituar nga maxhoranca prej disa vitesh në Kuvend. "P/ligji i depozituar në Kuvend është një draft serioz dhe i vlerësuar për çështjen e imunitetit të parlamentarëve në fushën e veprave penale, por ende nuk kemi një përgjigje nga opozita nëse është dakord për ta miratuar dhe për të dhënë konsensus politik dhe juridik për të", tha Gumi. /a.s/
KOMENTE