Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nekrologji - Ndahet nga jeta Gjergj Zheji
English

Nekrologji - Ndahet nga jeta Gjergj Zheji

Tiranë, 10 Qershor 2010 NOA - Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare personaliteti i njohur i kulturës dhe i letrave shqipe, profesori, studiuesi dhe shkrimtari Gjergj Zheji. Ai ka botuar një sërë veprash të ndryshme ku spikasin ato me karakter studiues. Zheji është një personalitet i njohur i letrave shqipe.

Më poshtë vijon një nekrologji e nënshkruar nga disa emra të politikës dhe letrave shqipe:

“Mësuam, me hidhërim të thellë, ndarjen nga jeta të mësuesit dhe pedagogut, shkrimtarit dhe përkthyesit, studiuesit të shquar të letërsisë e kulturës sonë kombëtare, njërit prej emrave madhorë të letrave bashkëkohore shqipe, njeriut të dashur, bashkëshortit, mikut të elitës intelektuale dhe lexuesve e studiuesve shqiptarë, Gjergj Zheji. Duke u ndarë prej nesh, Gjergj Zheji lë në kulturën shqiptare thesarë të çmuar, në të cilët skaliti emrin dhe veprën e vet të shumanshme. I jashtëzakonshëm rezulton sot kontributi tij si mësues i të gjitha niveleve, - Tiranë, Krujë, Berat etj., - si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, si pedagog dhe rektor i Akademisë së Arteve të Bukura etj. Gjergj Zheji spikati me talentin e tij spikati si krijues, duke i dhënë lexuesit shqiptar vepra që ruajnë nde vlera të rralla, që nga kryeveprat e letërsisë për fëmijë, - prej tyre Pupagjeli do të mbetet ngaherë personazhi i dashur për fëmijë, - deri te romanet aq popullorë, s Muret e Krujës, Rusha etj. Madje edhe në krijimtarinë për fëmijë ai do të mbetet një emër i pazëvendësueshëm, por njëkohësisht ai kontribuoi në këtë fushë duke sjellë në gjuhën shqipe kryevepra të kësaj letërsie si Aventurat e Çipolinos, Aventurat e Heklbert Finit etj.

Gjergj Zheji njihet dhe vlerësohet si kritik letrar dhe i kulturës shqipe, si ndër themeluesit e teorisë së metrikës shqipe, modernizuesi i lëndës së folkloristikës shqiptare, studiues i autorëve të Rilindjes Kombëtare, të atyre të periudhës së letërsisë shqipe midis dy Luftërave dhe asaj bashkëkohore etj. Por Gjergj Zheji dha kontribut të çmuar edhe në reformën shkollore dhe atë universitare të 20 viteve të fundit, në veçanti në unifikimin e programeve shkollore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjergj Zheji do të lexohet dhe rilexohet prej shqiptarëve anembanë edhe për kryeveprat e letërsisë botërore që shqipëroi mjeshtërisht në gjuhën shqipe, nga Platoni tek Eugene Ionesco, nga Aleksandër Pushkini te Artur Schopenhaueri, nga Jean-Paul Sartre-i te Mark Twain-i, Ibsen, deri tek Shkrimet Filozofike të Benedetto Kroce-s pak vite para se ta ndahej nga ne. Gjergj Zheji shënoi një kontribut të dalluar qytetar edhe me përfshirjen në proceset demokratizuese dhe ato të hapjes europiane të kulturës shqiptare gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, duke dhënë një shembull të qytetarisë aktive në botën demokratike. Ndaj ne miqtë e tij, familja, kolegët, bota shqiptare akdemike e më gjerë, ndonëse nuk do të takohemi fizikisht me të paharruarin Gjergj Zheji, do ta kemi atë pranë nesh përgjithmonë, sepse emri dhe vepra e tij janë e do të jenë pranishme në shkolla, auditore e bibliotekat e shqiptarëve duke vazhduar të komunikojë më miqtë, kolegët, studentët dhe lexuesin.

Prof. Dr. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë

Ismail Kadare

Sabri Hamiti

Ferdinand Xhaferaj Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinsië dhe Sporteve

Myqerem Tafaj Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Suzana Turku

Aurel Plasari

Petrit Malaj

Teodor Laço

Jorgo Bulo

Donika Omari

Rifat Teqja

Avni Mula

Gaqo Çako

Zhani Ciko

Limoz Dizdari

Thoma Gaqi

Shaqir Rexhvelaj

Mark Marku

KOMENTE