Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pdu, Kontribut Financiar Per Familjen E Petro Markos
English

Pdu, Kontribut Financiar Per Familjen E Petro Markos

S TIRANE, 10 Qershor/ATSH/.- Drejtues të Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDU) zhvilluan sot një vizitë në familjen e shkrimtarit të madh Petro Marko, duke dhuruar një kontribut financiar për kurimin e dy prej anëtarëve të saj. Apelit të mediave shqiptare për familjen e shkrimtarit të nderuar Petro Marko, drejtues të komunitetit çam dhe përfaqësues të lartë të PDU-së iu përgjigjën me një reagim të menjëhershëm. Në takimin e zhvilluar me familjarë të shkrimtarit, drejtuesit e këtij komuniteti dhe kreu i PDU-së, deputeti Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, shprehën gatishmërinë e tyre për t'iu bashkuar apelit publik për ndihmë ndaj kësaj familjeje. Krerët e këtij komuniteti, të shoqëruar edhe nga gazetarë dhe kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, në takimin që patën me të bijën e shkrimtarit, Arianita Marko, konfirmuan mbështetjen e tyre për familjen, duke i dhuruar një shumë prej 5 000 euro. Dy nga pjestarët e kësaj famailjeje, bashkëshortja e shkrimtarit, piktorja e njohur, Safo Marko dhe djali i tij, Jamarbër Marko, kanë pasur shqetësime serioze të shëndetit. /a.m/s.s./
KOMENTE