Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seks në grup, 17 vjeçarja përfundon në proces gjyqësor
English

Seks në grup, 17 vjeçarja përfundon në proces gjyqësor

Kinë, 10 Qershor NOA - Një 17 vjeçare kineze ka përfunduar para trupit gjykues të qytetit Guangzhou me akuzën e pjesëmarrjes së seksit në grup. Sipas babait të vajzës së, ajo ishte detyruar për të përmbushur këto takime me drita të kuqe si pasojë e ndikimit të një lloji droge, ku ai vetë kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë, por në fund në telashe përfundoi 17 vjeçarja.

Ai kishte kërkuar ndërhyrjen dhe ndihmën e policisë në mars, kur ky “skandal” që përfshiu vajzën e tij ishte bërë publik.

Një filmim i këtij seksi në grup rezultoi tepër fatale për vajzën ku ajo u përjashtua nga shkolla që frekuentonte pasi kishte marrë pjesë në marrëdhënie seksuale së bashku me tre djem të tjerë dhe më pas e kishin publikuar në internet.

Pas ankesës së babait të saj, Li Jie u arrestua me akuzën e organizimit dhe pjesëmarrjes në takimet e seksit në grup dhe pas 25 ditë në burg u lirua me kusht në pritje të gjyqit.

“Vajza ime është viktimë”, - tha babai i vajzës në gjykatë por, pavarësisht nga dëshmia e tij, procesi ende vazhdon. Në këtë ngjarje nuk ka shërbyer as ndihma e avokatit mbrojtës i cili ka kundërshtuar duke than se një situatë e tillë nuk është e sqaruar qartë as nga ligji kinez.

Muajin e kaluar, një profesor i kolegjit të Jiangsu Province u dënua me tre vjet e gjysmë burgim dhe kjo pasi ishte organizator dhe pjesëmarrës i takimeve të seksit në grup. 53 vjeçari së bashku me 21 persona të tjerë ishin të parët që u arrestuan dhe duhet pohuar se më një akuzë të tillë personat rrezikojnë një dënim deri në 5 vite heqje lirie.

Shumë juristë dhe sociologë kinezë kërkojnë që një dënim i tillë të shfuqizohet dhe të lihet si një çështje morale dhe private.

r.b/NOA

KOMENTE