Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Shqipëria ka rol moderues në rajon
English

SHBA: Shqipëria ka rol moderues në rajon

Tiranë, 10 qershor, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar kontributin e Shqipërisë në NATO dhe rolin që vendi ynë ka në rajon.

Vlerësimi është bërë nga Zëvendës Asistent Sekretarja Amerikane të Mbrojtjes, Celeste Wallander, gjatë një takimi të zhvilluar sot me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi.

Ëallander ka vlerësuar rolin dhe kontributin e Shqipërisë në misionet ushtarake, si dhe rolin moderues dhe proaktiv që Shqipëria ka luajtur dhe po luan në rajon.

Wallander theksoi se Shqipëria mund të luajë një rol të veçantë edhe në drejtim të integrimit sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në fushën e politikave të sigurisë dhe të mbrojtjes, mbi situatën dhe zhvillimet në rajon, si dhe mbi perspektivën Euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, etj.

Harxhi siguroi Wallander se Shqipëria, tashmë si një vend anëtar i NATO-s, është e vendosur të forcojë dhe thellojë më tej parneritetin strategjik dhe bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit si në rajonin e Ballkanit, ashtu edhe në vende të tjera në kuadër të misioneve ushtarake, si në Afganistan, Irak, etj.

m.xh/NOA

KOMENTE