Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sllovaki-Zgjedhje - Sondazhet Tregojnë Se Koalicioni Qeverisës Është Në Rrezik
English

Sllovaki-Zgjedhje - Sondazhet Tregojnë Se Koalicioni Qeverisës Është Në Rrezik

BRATISLAVË, 10 qershor /ATSH-ANSA/ - Sondazhet e fundit në Sllovaki, në prag të zgjedhjeve parlamentare, tregojnë një rënie të konsiderueshme të mbështetjes për socialdemokratët (Smer) të kryeministrit Robert Fico, çka mund të vërë në rrezik koalicionin qeverisës. Sipas sondazheve të publikuara nga agjencia Focus, mbështetja për partinë e kryeministrit Fico ka rënë nga 35.3 për qind në maj në 29.5 për qind në gjysmën e parë të qershorit. Dhe nëse këto statistika do të përkthehen në rezultatin e zgjedhjeve të të pasnesërmes, koalicioni aktual qeverisës, përbërë nga socialdemokratët Smer, nacionalistët Sns (7.7%) dhe nga Lëvizja për Sllovakinë demokratike (Hzds), do të humbiste shumicën në parlament. Nga sondazhi rezulton se partia e re liberale "Sas" (Liri dhe Solidaritet) mbështet nga 12.4 për qind e votuesve, çka e bën atë formacionin e dytë politik në vend fal dy pikëve që humbi Unioni i kristiandemokratëve të ish-kryeministrit konservator Mikolas Dzurinda (12.1% nga 14%). Sipas sondazheve, votat e nevojshme për të hyrë në parlament do t'i merrte edhe Lëvizja kristiandemokrate (Kdh 9.2%), partia e re e minorancës hungareze "Most - Hid" (6.5%). /e.v/
KOMENTE