Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi - Erdogan: Të Votonim Kundër Iranit Do Të Ishte Një Akt I Turpshëm
English

Turqi - Erdogan: Të Votonim Kundër Iranit Do Të Ishte Një Akt I Turpshëm

STAMBOLL, 10 shkurt /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi sot të justifikojë ''jo-në'' e vendit të tij në lidhje me sanksionet e reja të OKB të vendosura një ditë më parë kundër Iranit duke konfirmuar se nëse do të kishte vepruar ndryshe do të ishte e turpshme për Ankaranë. "Nëse ne nuk do t'i kishim thënë ''jo'', do të kishim mohuar veten dhe nënshkrimet tona'', theksoi Erdogan duke iu referuar nënshkrimit në muajin maj nga vendi i tij, Brazili dhe Irani të një marrëveshjeje për këmbimin e lëndës djegëse bërthamore iraniane, marrëveshje që shkaktoi pakënaqësi tek perëndimorët. "Do të ishte një veprim i turpshëm të votonim në favor të sanksioneve kundër Iranit'', theksoi ai në një fjalim me rastin e një forumi diplomatik dhe ekonomik turko-arab mbledhur në Stamboll./ /ec/ a.jor.
KOMENTE