Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vajzat e mbuluara në Kosovë, a kanë të drejtë të shkollohen?
English

Vajzat e mbuluara në Kosovë, a kanë të drejtë të shkollohen?

Prishtinë, 10 Qershor, NOA - Shamia në shkollat publike, e ligjshme apo e paligjshme? Në Prishtinë debatohet me qëllim të përafrimit të qëndrimeve të kundërta në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit.

Besa Ismajli, një 34-vjeçare nga Mitrovica mban shami prej dhjetë vjetësh.

Në shikim të parë ajo duket si një grua e zakonshme, nënë e mirë dhe bashkëshorte e përkushtuar, së cilës asnjë i huaj nuk ia ka parë ngjyrën e flokut as stolitë.

Por, po të gërmosh më thellë, do të njohësh një magjistër shkence, ligjëruese në një fakultet publik dhe në një kolegj privat, e cila punon edhe si përkthyese pranë Misionit Evropian për Polici dhe Gjyqësi, në Kosovë.

Nëse në Kosovë është e lehtë apo e vështirë ndërtimi i një karriere të tillë nga një femër e mbuluar, Besa e di më së miri.

Ajo ka bindjen se ata që vijnë nga Perëndimi kanë më shumë respekt për diversitetet e ndryshme.

"Pikërisht këtu shoh mangësinë e Kosovës dhe pyes: Nëse ne nuk i pranojmë njerëzit tanë që mendojnë ndryshe, po atë ditë që të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane, si pretendojmë të pranojmë njerëz nga shtete të ndryshme?” Unë jam njëqind per qind e Kosovës dhe për Kosovën dhe nuk ekziston arsye që dikush t´mundohet t´më përjashtojë në çfarëdo mënyre”.

Protesta e bashkësisë islame

Pasueset e Besës nuk do të kenë mundësi të shkollohen të mbuluara, sepse rruga e tyre ndërpritet me të kaluar pragun e shkollës së mesme. Kështu të paktën bëhet e ditur në një Udhëzim Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. “Shkelje kjo drastike e të drejtave të njeriut”-thonë nga Bashkësia Islame, e cila e kundërshton fuqishëm përjashtimin e nxënësve nga shkolla për shkak të shamisë.

“Shamia nuk është sikurse kryqi te krishterët apo gjysmëhëna te myslimanët. Shamia është një parim islam i përcaktuar me dispozitat fetare dhe për këtë arsye, është pjesë e pandashme e besimit të një femre myslimane", thotë krye-imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Efendi Bajgora. Ne jemi kundër këtij Udhëzimi Administrativ se pikë së pari, përpjekja për të minimizuar të drejtat elementare të një femre myslimane në shoqëri nuk përkon me etikën e një shteti demokratik, thekson Efendi Bajgore. "Edhe me Kushtetutën e Kosovës është e garantuar liria fetare. Vajzat me shami nuk dëshirojnë të bëhen hoxhanica apo profesoresha të teologjisë, por ato janë mjeke, juriste, ekonomiste...Dhe, prandaj ne shohim në këtë rast një cenim drastik të të drejtave më elementare të një qenieje njerëzore”.

"Udhëzimi Administrativ ka për qëllim të përcaktojë të drejtat, obligimet, veprimet e ndaluara, vijueshmërinë në mësim dhe masat e procedurat disiplinore si dhe zbatimin e tyre ndaj nxënësve, të cilët i shkelin rregullat e Kodit të Mirësjelljes“. Kështu shpjegohet qëllimi i Udhëzimit Administrativ 7/2009, „Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta“, të Ministrisë së Arsimit. Në nenin 4, ndër "Veprimet e Ndaluara" radhitet edhe "Ndalimi i Bartjes se Uniformës Fetare".

Çfarë mendojnë qytetarët e Kosovës lidhur me mbulimin e femrës?

“Jo, shamia nuk më pengon aspak. Përkundrazi, mua më pëlqen shumë një femër e mbuluar”, - thotë Bekim Kastrati, nga Malisheva.

“Mua s´do t´me pengonte të martohesha me një femër të mbuluar. Përkundrazi, do ta respektoja edhe më shumë nëse një femër e mbuluar do t´më pranonte të tillë si jam. Dhe, unë mendoj se pikërisht pse ne synojmë të arrimë disa standarde, s´duhet ngritur barriera të tilla e të fusim përçarje në shoqëri”-thotë Iliri, nga Deçani.

Përjashtimet e nxënëseve me shamia nga shkollat, drejtoratet komunale i arsyetojnë me aplikimin e këtij Udhezimi Administrativ. Por, krahas kërkesës së parashtruar me kohë dhe insistimit për të pasur edhe qëndrimin e Ministrisë së Arsimit, askush nuk u pronocua për Deutsche Welle lidhur me këtë problem. Takimi i premtuar nga shefja e Zyrës së Informimit nuk u realizua dhe u arsyetua me probleme të natyres private, si edhe dhënien e numrit pa qasje në rrjet.

Protesta qytetare

Qytetarët ngritën zërin me anë të protestave duke kundërshtuar përjashtimin e një vajze nga shkolla e mesme në Ferizaj, për shkak të shamisë; përvojë kjo e përsëritur kohe pas kohe, në disa qendra të Kosovës. Protestat më të fundit në Ferizaj edhe në Prishtinë ishin spontane, nga nxënës dhe të rinj të shoqatave të ndryshme rinore.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Efendi Bajgora paralajmëron: “Nëse Ministria e Arsimit nuk tërhiqet nga këto vendime, ne do të marrim masa jo për të radikalizuar situatën, por do të kërkojmë me ngulm përkrahjen e popullit për këto të drejta të garantuara qoftë me Kushtetutën e Kosovës, qoftë me Kartën e Kombeve të Bashkuara për Liritë dhe të Drejtat Fetare.”

Departamenti i të Rinjve pranë Bashkësise Islame, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve të kundërta në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministisë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizoi dje debatin publik me temë: “Shamia në shkollat publike-E ligjshme apo e paligjshme?”.

DVelle

KOMENTE