Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet këpuca më e vjetër e lëkurës në botë, 5.500 vjet e lashtë
English

Zbulohet këpuca më e vjetër e lëkurës në botë, 5.500 vjet e lashtë

Armeni, 10 Qershor, NOA – Këpucët e gjetura së fundmi nga hulumtuesit e universitetit të Corkut nga Irlanda kanë një rekord për t'u patur zili: rezultojnë të 5.500 viteve para!

E sipas një studimi të botuar në revistën “Plos”, ato rezultojnë si lloji më i vjetër i këpucës të bëra prej lëkure nga dora e njeriut.

Zbulimi interesant u bë në Armeni, në kufi me Iranin, dhe këpucët e gjetura madje edhe me lidhëse janë në gjendje të mirë, aq sa hulumtuesit në fillim menduan se nuk ishin më shumë se 600 vjeçare.

Por karboni radioaktiv ka zbuluar se ato datojnë në periudhën e viteve 3.500 para Krishtit.

"Nuk është e qartë nëse i përkasin një burri apo një gruaje, - thotë Ron Pinhas, koordinues i hulumtimit, - janë të vogla dhe i përkasin një numri 37, por nga madhësia duket se janë tamam për njerëzit e moshës së mesme”.

Këpucë të vjetra deri tani janë gjetur në dy gërmime të mëparshme, një në Misuri dhe një në Izrael, që datojnë rreth 8.000 vjet më parë, por të bëra nga bimët.

Ndërsa këto të gjendura në Armeni, janë me lëkurë dhe u ngjajnë atyre që përdoreshin në Irlandë deri në vitin ’50.

n.e/NOA

KOMENTE