Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/Kryeministri Dhe Ministri I Punëve Të Jashtme, Ilir Meta, U Nis Për Në Paris
English

Zv/Kryeministri Dhe Ministri I Punëve Të Jashtme, Ilir Meta, U Nis Për Në Paris

TIRANE, 10 Qershor/ATSH/.- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u nis sot për në Paris, ku do të pritet nesër nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Francës, Bernard Kouchner. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se z. Meta dhe z. Kouchner do të diskutojnë mbi marrëdhëniet dypalëshe, me fokus të veçantë thithjen e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Gjithashtu do të bisedohet rreth perspektivës evropiane të Shqipërisë, hapave që janë ndërmarrë nga Qeveria shqiptare për përmbushjen e kritereve në proceset e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian, si dhe rreth mbështetjes që Franca është duke dhënë në këtë drejtim. Dy ministrat do të bisedojnë edhe mbi zhvillimet rajonale, ku pritet të nënvizohet rëndësia që Franca i kushton progresit në Ballkanin Perëndimor dhe rolit konstruktiv të Shqipërisë në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Gjatë takimit do të diskutohet edhe mbi bashkëpunimin në kuadër të organizatave dhe nismave ndërkombëtare. /s.s./
KOMENTE