English

Zv/kryeministri Meta flet për zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi

Tiranë, 10 Qershor 2010 NOA - Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Ilir Meta, përshëndet zhvillimin e qetë dhe konform standardeve të njohura të procesit të votimit për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi. Me këtë rast, Meta përshëndet përkushtimin dhe angazhimin e subjekteve politike shqiptare dhe të të gjithë votuesve shqiptarë, për kurorëzimin e këtij procesi, dëshmi kjo e maturisë politike, përgjegjshmërisë qytetare dhe i kapacitetit të tyre demokratik.

Zv. Kryeministri Meta, thotë se ai shpreh bindjen se konstituimi, sa më shpejt, i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, në respekt të vullnetit të shprehur të qytetarëve, do t’i shërbejë garantimit, në rrugë institucionale, të të drejtave themelore të shqiptarëve.

Nga ana tjetër, Zv. Kryeministri Meta, rikonfirmon angazhimin dhe vendosmërinë e Qeverisë së Shqipërisë në mbështetje të kërkesave të ligjshme të shqiptarëve në Serbi.

r.n/NOA

KOMENTE