Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
16 vjeçarja e vetme në oqean, vazhdon udhëtimin e saj
English

16 vjeçarja e vetme në oqean, vazhdon udhëtimin e saj

Australi, 11 Qershor NOA - Tashmë çdo shqetësim ka mbaruar për Abby Sunderland, 16 vjeçare e cila ishte shpallur si e humbur në Oqeanin Indian. Vajza është ende në bordin e një varke me vela, me të cilën është në përpjekje për të bërë e vetme udhëtimin rreth botës. Prindërit e vajzës kanë qartësuar gjithçka duke bërë të ditur se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo, pasi ishte deklaruar e humbur.

Fillimisht, frika më e madhe ishte tek anija e cila supozohej e përmbysur, duke shkaktuar panik dhe një gjendje të keqe tek të afërmit e vajzës.

Ndërkohë, rojet bregdetare Australiane dërguan tre njësi në ndihmë të Abby, e cila u arrit të gjendej dhe babai i saj pohoi se ajo është në gjendje të mirë dhe shtoi se kushtet klimaterike janë duke u përmirësuar gjë e cila do të bëjë të mundur që 16 vjeçarja të arrijë qëllimin e saj.

Vajza ishte e vendosur në një sipërfaqe prej 3.600 km nga brigjet perëndimore të Australisë.

Babai i gjashtëmbëdhjetëvjeçares konfirmoi se ai kishte folur me vajzën e tij disa herë për ta ndihmuar në zgjidhjen e një problemi me motorin e anijes me vela.

Sunderland është nisur në këtë udhëtim solitar më 23 janar nga Marina del Rey, në Kaliforni, me anije e saj “Sytë e Egër” dhe kjo për të arritur qëllimin si personi më i ri që ka udhëtuar nëpër botë e vetme.

r.b/NOA

KOMENTE