English

Axhenda Ndërkombëtare 11 Qershor 2010

---------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- JOHANESBURG - Ceremonia e hapjes së kampionatit botëror të futbollit në Johanesburg ku afrikanojugorët, organizatorët e kampionatit do të kenë mbështetjen e të gjithë kombit për tu përballur me Meksikën, ndeshja e parë e botërorit 2010. Ceremonia e hapjes në orën 12:00 GMT. TEHERAN/SHANGAI/GJENEVË - Ndjekje e zhvillimeve pas hedhjes poshtë nga Irani të sanksioneve ndërkombëtare miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për ndërprerjen e programit të pasurimit të uraniumit. SHANGAI - Ndjekje e vizitës së presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad. TË TJERA -------------- PARIS - Vizitë zyrtare e kryeministrit rus, Vladimir Putin që do të përqendrohet në shkëmbimet ekonomike dhe diskutimet në lidhje me blerjen e një anijeje franceze lufte të tipit ''Mistral''. TEHERAN - Ndjekje e reagimeve pas njoftimit nga dy drejtuesit kryesorë të opozitës reformatore për të hequr dorë nga kërkesa për manifestime më 12 qershor me rastin e rizgjedhjes së kundërshtuar të presidentit, Mahmud Ahmadinexhad. BRUKSEL (NATO) - Konferencë shtypi e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në selinë e Aleancës Atlantike në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare. BONN (Gjermani) - Përfundojnë negociatat në kuadër të Konventës së OKB-së mbi ndryshimet klimatike (UNFCC). MADRID - Qeveria spanjolle i dorëzon partnerëve socialë projektreformën për tregun e punës, pas dështimit të dialogut social. BERLIN - Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso. GJENEVË - Konferencë shtypi e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Lartë të të drejtave të njeriut në Iran, Javad Larijani pas diskutimeve mbi situatën në vend./ /ec/ a.jor
KOMENTE