Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, homazhe për nder të eruditit Gjergj Zheji
English

Berisha, homazhe për nder të eruditit Gjergj Zheji

Tiranë, 11 Qershor, NOA – Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në nder të shkrimtarit, përkthyesit dhe studiuesit të letërsisë dhe kulturës shqipe, Gjergj Zheji.

Në mesazhin e tij, kryeministri Berisha u shpreh se bota e mendimit shqiptar humbi sot një prej kolosëve të saj të vërtetë, Gjergj Zhejin.

“Ai i përkiste asaj elite shqiptare që me punën e tij pasuroi aq shumë letrat shqipe, bëri të flasin shqip kryevepra të letërsisë botërore, por Gjergj Zheji ishte njëri prej intelektualëve më të parë të Tiranës dhe Shqipërisë që iu bashkua me të gjithë potencialin e tij të madh mendor, shpirtëror, me lëvizjen studentore, lëvizjen demokratike të vendit”, tha Berisha.

Sipas tij, “sot ne ndahemi prej tij, por ai lë një emër të madh, një trashëgimi të shkëlqyer për familjen, për miqtë, për botën intelektuale dhe mbarë kombin shqiptare”.

n.e/NOA

KOMENTE