Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çështja Çame Në Vëmendjen E Të Gjitha Institucioneve Të Vendit
English

Çështja Çame Në Vëmendjen E Të Gjitha Institucioneve Të Vendit

-Shprehet Presidenti Topi në takimin me kryetarin e PDU-së, Shpëtim Idrizi- TIRANE, 11 Qershor/ATSH/. -Presidenti i Republikës, Bamir Topi theksoi sot gjatë takimit me deputetin Shpëtim Idrizi, njëkohësisht kryetar i Partisë "Për Drejtësi dhe Unitet" dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike se, çështja çame është në vemendjen e të gjitha institucioneve të vendit. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Presidenti Topi, duke shprehur mirëkuptim për problemet e ngritura nga deputeti Idrizi, theksoi se "çështja çame është një çështje që duhet trajtuar me kujdes dhe me ndjeshmërinë e duhur". Në këtë kontekst, Presidenti Topi, pasi i siguroi për mbështetjen e tij personale dhe institucionale, vuri në dukje se "kjo është një çështje mjaft komplekse, e cila, megjithëse ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare, është në vëmendjen e të gjitha institucioneve të vendit". Kryetari i Partisë "Për Drejtësi dhe Unitet", Shpëtim Idrizi vlerësoi qëndrimin konseguent të Kreut të Shtetit në përkrahje të çështjes kombëtare dhe më pas parashtroi disa nga problemet që shqetësojnë sot komunitetin çam, kryesisht ato të pronave të popullsisë çame dhe të drejtave legjitime të këtij komuniteti. Ai nënvizoi faktin se, partia e tij synon bashkëpunimin me të gjithë deputetët e tjerë në Kuvend dhe po jep garancitë e kërkuara për miratimin e çdo ligji, që synon integrimin e vendit, ndërsa shprehu gatishmërinë për të qënë i hapur me të gjithë faktorët, që do mbështesin çështjen çame. /s.s./
KOMENTE