Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Danimarkë - Dy Ushtarë Humbin Jetën Nga Një Aksident Në Stërvitje
English

Danimarkë - Dy Ushtarë Humbin Jetën Nga Një Aksident Në Stërvitje

KOPENHAGË, 11 qershor /ATSH-AFP/ -Dy ushtarë danezë të cilët do të bashkoheshin me trupat ndërkombëtare në Afganistan gjatë vjeshtës, mbetën të vdekur sot dhe dy të tjerë u plagosën nga një shpërthim aksidental, gjatë një stërvitjeje me mortaja në një rajon perëndimor të Danimarkës, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë daneze, 'HOK'. "Dy ushtarë të regjimentit të Gardës Mbretërore mbetën të vdekur këtë paradite nga një shpërthim aksidental gjatë një stërvitjeje me mortaja ''Oksboel", në një rajon perëndimor të Danimarkës'', njoftoi komanda e ushtarake përmes një deklarate për shtyp. "Dy ushtarë të tjerë mbetën të plagosur", shtohej në njoftim. ''Shpërthimi ndodhi gjatë një stërvitjeje me hedhje granatash dhe mortajash 60 milimetërshe, por një ekip teknik në vendngjarje do të zhvilloje inspektime për të përcaktuar qartë shkaqet e aksidentit'', deklaroi shefi i operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë daneze, koloneli Henrik Sommer./ /i.p/
KOMENTE