Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E kanos për jetën, gruaja denoncon burrin në polici
English

E kanos për jetën, gruaja denoncon burrin në polici

Durrës, 11 Qershor, NOA – E ka kanosur për jetën, edhe duke e sharë apo ofenduar, e në kushte të tilla një grua ka marrë rrugën drejt policisë për të denoncuar bashkëshortin e saj.

Fjala është për 62-vjeçarin me inicialet Q.Sh., lindur në Lushnjë dhe banues në Durrës, i cili mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij me inicialet B.Sh., 56-vjeçe, lindur në Kavajë dhe banuese në qytetin e Durrësit.

Procedimi penal ndaj tij filloi bazuar në kallëzimin e bërë në polici nga bashkëshortja, e cila deklaron se i shoqi e ka kanosur për jetën, sharë e ofendur duke shkelur kështu vendimin penal të datës 09.06.2010 te Gjykates së Rrethit Durres, i cili përcakton lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes ndaj saj.

Materialet për veprën penale të pengimit të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE