Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Kompromisi ynë mbetet hapja rrugë e transparencës
English

Edi Rama: Kompromisi ynë mbetet hapja rrugë e transparencës

Tiranë, 11 Qershor, NOA - Si çdo të premte, në tryezën e bashkëbisedimit me gazetarët, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama paraqiti atë që në këndvështrimin e tij është pamja e këtyre ditëve duke shprehur hapur shqetësimin e tij.

“Jemi përditë e më të shqetësuar për humbjen e dukshme të logjikës në qeverisjen e vendit. Vendi zhytet përditë e më thellë në një krizë qeverisëse. Ekonomia e vendit vuan përditë e më ndjeshëm pasojat e kësaj krize. Receta e zgjedhur për krizën e demokracisë, të drejtësisë e të ekonomisë është, në të tre aspektet, më e keqja për vendin”, bëri me dije ai.

“Nuk zgjidhet kriza e demokracisë duke mohuar se ajo ekziston. Nuk zgjidhet kriza e drejtësisë duke përshkallëzuar luftën politike kundër pavarësisë e profesionalizmit të sistemit gjyqësor. Nuk zgjidhet kriza e ekonomisë duke bredhur me gërshërë për të inauguruar për të pestën herë punë publike që rëndom s’janë as në gjysmë të rrugës apo shkolla që kanë deri edhe vite që janë mbyllur si kantiere. Nuk zgjidhet kriza e ekonomisë as me shifra e të dhëna të gënjeshtërta për të treguar me fjalime një rritje e mirëqenie ekonomike që ekziston vetëm në oborrin e pushtetit, po nuk ka lidhje me realitetin e shtëpive të shqiptarëve.

Kriza e ekonomisë nuk zgjidhet as duke kërdisur në gjoba të paligjshme, deri edhe mafioze, sipërmarrjen. Nuk zgjidhet kriza e ekonomisë as duke u mbytur në borxhe me interesa të rënda për të gjithë, në emër të interesave të pushtetit të disave, sepse në këto kushte edhe borxhet bëhen shumë të vështira për t’u marrë më tutje.

Nuk zgjidhet kriza e ekonomisë as me shpifje e sharje për opozitën që nuk e shihka dot mrekullinë ekonomike, sepse të paktën klima për biznesin kështu nuk përmirësohet po vetëm përkeqësohet.

Kriza e ekonomisë nuk zgjidhet as edhe me krahasimet e turpshme e tallëse me botën që sipas kryeministrit tonë qenka e gjitha në hall, ndërkohë që i vetmi vend ku halli i krizës s’paska rënë qenka Shqipëria e Saliut, Ridvanit dhe Fullanit.

Të tretit i bëj apel të mos bëhet mashë e dy të parëve për të nxjerrë nga zjarri i krizës gështenjat e djegura të politikës së verbër ekonomike të kryeministrit, që as di, as pyet, as kupton kur e këshillojnë të heqë dorë nga kjo rrugë shkatërruese.

Të dytit i bëj apel të mos bëhet njësh me të parin si në kohën e piramidave, duke ngritur një piramidë të një lloji tjetër, por me pasoja të pallogaritshme për të nesërmen e ekonomisë së vendit.

Kurse të parit të tyre, zotit kryeministër, i bëj apel të ndalet në turravrapin e tij drejt greminës, dhe të kuptojë më në fund se nuk ka asnjë gjasë ta kapërcejë krizën e gjithanshme me këto receta dërrmuese për vendin, por edhe turpëruese për atë vetë dhe qeverinë e tij.

Unë e ftoj përsëri Sali Berishën të dëgjojë zërin e arsyes dhe të heqë dorë sa s’është vonë nga arsyeja e forcës. Ta pranojë krizën dhe të ulet për ta zgjidhur atë. Duke filluar nga transparenca, pa të cilën nuk ka asnjë rrugëdalje të mundshme e asnjë rrugë të qëndrueshme në trajtimin e krizës së demokracisë, të drejtësisë e të ekonomisë.

Ne jemi gati të merremi vesh për të mirën e vendit, për transparencën që vendit i duhet për të parë qartë rrugën që ka përpara, për liberalizimin e vizave që në asnjë mënyrë s’duhet të pengohet nga kutitë e mbyllura, për drejtësinë e ekonominë që kërkojnë një qasje të re të cilën ne jemi gati të kontribuojmë për ta realizuar. Për demokracinë që s’mund të jetë sistemi ku disa janë mbi ligjin e për të tjerët barazia para ligjit është e pamundur”.

Ndodhemi në një situatë ku duket se ndërkombëtarët janë lodhur, pas vënies së nja afati dy javor, për zgjidhjen e krizës politike mes dy palëve. Tashmë kemi një paralajmërim të ri, një kërcënim le të themi. Ju si e shikoni këtë paralajmërim të ndërkombëtarëve?

S’ka asgjë të re, është diçka që unë e kam thënë. Ne e kemi thënë në mënyrë të qartë dhe transparente, që ka një afat dhe përtej atij afati duhet të ketë një zgjidhje për të mos patur pasoja për vendin.

Megjithatë deklarata e grupeve parlamentare në Strasburg, dje ka folur për një marrëveshje që do t’ju vihet në tavolinë ju dhe Partisë Demokratike. A jeni i gatshëm ta pranoni këtë marrëveshje apriori, pavarësisht se çfarë mund të përmbajë ajo, duke qenë se vjen nga ndërkombëtarët që negociuan këtë krizë?

Unë nuk dua të bëj asnjë koment konkret dhe të drejtpërdrejt për asnjë deklaratë. Unë dua vetëm të rikonfirmoj vullnetin tonë për një kompromis që i hap rrugën transparencës.

Në fakt grupi parlamentar i PS, një ditë më parë ka kushtëzuar votën për ligje të rëndësishme që kërkojnë 84 vota, me zgjidhjen e krizës politike në vend. Do të jetë ky qëndrim i PS dhe a lidhet në fakt ky kushtëzim edhe me pjesë të brendshme të këtyre projektligjeve, i referohem këtu Gjykatës Administrative, ku një ditë më parë z. Ruçi e cilësoi si një institucion politik, me draftin që maxhoranca po paraqet?

Z. Ruçi flet në emër të grupit parlamentar. Grupi parlamentar flet në emër të partisë dhe unë rikonfirmoj gjithçka që është thënë.

A keni njohuri ju për draftin që do t’ju sjell PE, përderisa ishit në djeni të një afati?

Marrëveshja e cila është e domosdoshme për të kapërcyer krizën, është një marrëveshje që mund të ngrihet mbi një draft të miratuar bashkarisht mes palëve këtu në vend dhe padyshim falë kontributit dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të palës së tretë, miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Thanë që do t’jua komunikonin draftin me një telefonatë, e keni marrë telefonatën apo po prisni?

Nuk bëj asnjë koment siç e kam thënë qysh në krye të herës. Ka gjëra që kanë të bëjnë me etikën e negocimit dhe pjesë e kësaj etike është, moskomentimi i çka ndodh në procesin e negocimit, që është një proces që ndiqet nga shumë afër nga miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë .

Z. Rama, mund të na thoni të paktën nëse mbetet opsioni, aty ku ndodhet edhe ngërçi i fletëve të votimit, pra do të shkojnë fletët e votimit në Komisionin e Venecias sipas këtij drafti?

Edhe njëherë tjetër, nuk bëj asnjë koment lidhur me procesin e negocimit, por rikonfirmoj që ne jemi të gatshëm për kompromis dhe kompromis ynë është hapja rrugë e transparencës.

Ju thatë që drafti duhet të jetë i artikuluar nga të dyja palët dhe më mbështetjen e ndërkombëtarëve. Mos do të thotë kjo që ende nuk kemi një draft?

Të gjitha komentet i bëni ju. Unë konfirmoj dhe riafirmoj vullnetin tonë për një zgjidhje, e cila ti hapë rrugë transparencës dhe njëkohësisht për një marrëveshje të negociuar, e cila të krijojë kushtet që Shqipëria të ristartojë në rrugën e liberalizmit të vizave dhe të integrimit dhe pa cenuar për shkak të konfliktit, që e ka burimin tek kutitë e mbyllura. E njëkohësisht Shqipërisë ti japim mundësinë të marrë frymë më lirisht përmes një procesi, ku ne jemi të gatshëm të kontribuojmë, në funksion të trajtimit të drejtë të krizave të demokracisë, të drejtësisë dhe të ekonomisë.

Z. Rama sa të mundshme e shihni zgjidhjen e krizës, duke parë zhvillimet më të fundit të kampit kundërshtar, kur jemi kthyer si duket në pikën fillestare të mosnjohjes së krizës, siç kemi dëgjuar edhe dje në parlament, që nuk ka një krizë në vend?

Kjo është një përgjegjësi e ndarë, ne kemi pjesën tonë të përgjegjësisë, për të cilën jemi të gatshëm të marrim përsipër çdo detyrim që buron prej saj. Pala tjetër ka pjesën e saj të përgjegjësisë, e cila është edhe më e madhe për faktin se pala tjetër qeveris vendin, pavarësisht se me vota të vjedhura. Dhe në funksion të detyrimeve që burojnë nga ajo përgjegjësi, i takon asaj të zgjedhë qasjen ndaj problemeve të vendit dhe ndaj kësaj krize që thellohet përditë, duke cenuar përditë drejtpërdrejtë shqiptarët në ekonominë e tyre.

Dje parlamenti ka miratuar kalendarin tre javor, ku ka përfshirë ndërmjet të tjerave edhe miratimin në ndryshimin e rregullores dhe dekretet e presidentit për Gjykatën e Lartë. Cili do të jetë qëndrimi i PS, të paktën për rregulloren e keni bërë të qartë. Po për dekretet e presidentit?

Është thellim i krizës me vullnetin, verbërinë, shurdhërinë dhe duart, e kësaj shumice qeverisëse, që jo vetëm nuk është shumicë në popull, por vepron përditë kundër interesave të shumicës dërrmuese të qytetarëve dhe qytetareve të këtij vendi.

Z. Rama, a ka kohë 1 muaj e gjysmë për të bërë hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, sepse në fund të korrikut mbyllet sesioni parlamentit?

Zgjedhjet nuk kanë lidhje me kampionatin botërore dhe as hetimi i tyre nuk ka afatet e kampionatit botëror.

Domethënë do të vazhdojë edhe në shtator, në sesionin tjetër?

Aq sa është e nevojshme.

NOA

KOMENTE