English

I dhunuan shtëpinë, pronarja denoncon në polici

Durrës, 11 Qershor, NOA – Soleta e hequr në njërën prej dhomave, dyert dhe dritaret e shkallmuara prej saj, duke i larguar madje edhe orenditë, pa harruar as dëmtimet e pjesshme në dhomat e tjera.

Ky është bilanci i dhunës së ushtruar në një shtëpi nga një person, pronarja e të cilës ka kryer kallëzim penal në polici.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, e dëmtuara nga një akt i tillë rezulton të jetë 52-vjeçarja me inicialet V.T. e cila ka denoncuar 77-vjeçarin me inicialet J.Xh., lindur e banues në Durrës për autorësinë e tij.

Materialet proceduriale për veprën penale të shkatërrimit të pronës iu kaluan për ndjekje prokurorise së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE