Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkimet, policia arrin të gjejë dy personat që u denoncuan dje si të zhdukur
English

Kërkimet, policia arrin të gjejë dy personat që u denoncuan dje si të zhdukur

Durrës, 11 Qershor, NOA – Falë një kërkimi intensiv të forcave të policisë së Durrësit, ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e dy personave të shpallur në kërkim si të larguar nga shtëpia dje prej familjarëve të tyre.

Kështu, i pari rezulton të jetë gjetur 31-vjeçari Ardjan Ismailaj, banues në Shijak, zhdukja e të cilit ishte denoncuar pranë organeve të policisë, nga mbesa e tij me inicialet E.E.

Ndërsa personi i dytë i gjendur sot është 16-vjeçari Ermir Shulli, banues në qytetin e Durrësit, për të cilin denoncimi mbi zhdukjen është bërë prej babait të tij.

Materialet proceduriale lidhur me dy rastet në fjalë iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit, e cila do të hetojë mbi arsyet e vërteta të zhdukjes së këtyre dy personave.

n.e/NOA

KOMENTE