Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kirgistan - Të Paktën 14 Të Vdekur Dhe 100 Të Plagosur Nga Përleshjet E Dhunshme
English

Kirgistan - Të Paktën 14 Të Vdekur Dhe 100 Të Plagosur Nga Përleshjet E Dhunshme

BISHKEK, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 14 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën në përleshjet e dhunshme gjatë natës në Och dhe në disa rajone fqinje në jug të vendit, theksoi sot një zëdhënës i Ministrisë kirgize të Shëndetësisë. "Në rajonin Och, numri i të vdekurve nga përleshjet e dhunshme arriti në 14 persona'', theksoi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë. ''Të paktën 126 persona u dërguan në spital nga plagët e marra si pasojë e përleshjeve të dhunshme që filluan dje në mbrëmje në Och'', shtoi ai. Qeveria e përkohshme në Kirgistan, që mori pushtetin pas një kryengritjeje popullore në muajin prill, dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme dhe një shtetrrethim në Och, bastion i presidentit të rrëzuar Kourmanbek Bakiev dhe në distriktet fqinje të Karasus, Aravan dhe Ouzgen./ /ec/ a.jor.
KOMENTE