English

Makina përplaset me çiklomotorin, drejtuesi në gjendje kritike për jetën

Durrës, 11 Qershor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 36-vjeçarin Sokol Gjoka, lindur në Kukës dhe banues në Rrushkull të Durrësit.

Arrestimi i tij u bë për arsye se rreth orës 09.45, tek Rruga e Re në Kënetë, në kohën kur drejtonte automjetin tip Benz me targa DR 5003 C, ka aksidentuar 59-vjeçarin me inicialet Xh.Z., banuese në qytetin bregdetar.

Mësohet se ky i fundit udhëtonte me një çiklomotor pa targa dhe aktualisht, ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje kritike për jetën.

Materialet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE