English

Manchester United ofron 25 milion për Diegon

Angli, 11 Qershor NOA - Juventini Diego dhe danezi Simon Kjaer i Palermos janë objektivat e parë për skuadrën e Manchester United dhe kjo pasi ata kanë ndërmend të lënë të lirë mbrojtësin e tyre Nemanja Vidic.

Pavarësisht nga sezoni jo shumë i mirë që ka zhvilluar me ekipin e Juventusit, Sir Alex Ferguson mbetet i bindur për kualitetin e mesfushorit brazilian dhe në lidhje me këtë fakt është i gatshëm të ofrojë 25 milion euro për të siguruar shërbimet e Diegos. Me sa është bërë e ditur nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, kjo marrëveshje midis dy klubeve mund të përfundojë që në javën e ardhshme.

r.b/NOA

KOMENTE