English

Mashtrim me markat e produkteve larëse, arrestohen dy të dyshuar

Arrestohen dy të dyshuar për përdorim i paautorizuar i firmës, markës apo modelit të huaj”, “mashtrim të blerësve” si dhe “falsifikim”

Ferizaj, 11 Qershor 2010 NOA – Me Urdhëresë te Gjykatës Komunale të Ferizajt, Policia e Kosovës konkretisht, Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Rajonin e Ferizajt, ka filluar hetimet lidhur me rastin “Përdorim i paautorizuar i firmës, markës apo modelit të huaj”, “mashtrim të blerësve” si dhe “falsifikim”.

Si rezultat i hetimeve sot Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, së bashku me Inspektorët Komunal të Ferizajt, Inspektorin sanitar të Republikës së Kosovës që vepron në kuadër të Agjensionit për Ushqim dhe Veterinë të përkrahur nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt dhe Ndërmarrja Publike Pastërtia ne Ferizaj, pas mbledhjes së provave se NTSH F-1 dhe NTP FATOSI janë duke falsifikuar shamponin KOSIL, ka ndërmarrë një aksion ku ka bërë asgjësimin e një sasie të shamponit KOSIL dhe KOSILIS në sasi të përgjithshme prej 16736 copë te prodhimit te gatshëm.

Prej tyre ne NTP FATOSI që gjendet në fshatin Greme të Ferizajt janë asgjësuar 4332 copë të peshes 550 ml të prodhimit KOSILIS por qe ka pamje të njëjtë të ambalazhit me KOSIL dhe 3072 copë te peshes 180ml te te njëjtit prodhim.

Ndërsa në NTSH F-1 që gjendet në fshatin Dubravë të Ferizajt gjithashtu janë asgjësuar 2868 copë të peshës 550 ml të prodhimit KOSIL , 3740 copë të peshës 180 ml të të njëjtit prodhim si dhe 180 copë te peshës 180 ml të prodhimit KOSIL me mbishkrim të falsifikuar të EXTRA DELIKATES.

Ky asgjësim është bërë duke u bazuar në mungesë të dokumentacionit për prodhim duke përfshirë: mungesën e licencës, mungesën e teknologut si dhe mungesën e analizave.

Ky mall ka dalë në treg si para dhe pas prodhimit pa asnjë lloj analize.

Gjithashtu edhe nga tregu sasia më e madhe e këtyre produkteve është terhequr.

Vendimi për asgjësim është bërë nga Inspektorët sanitar. Hetimet janë duke u kryer nga DHKEK-Rajoni i Ferizajt për veprat penale “Përdorim i paautorizuar i firmës, markës apo modelit të huaj”, “mashtrim të blerësve” si dhe “falsifikim”.

Ndaj të dyshuarit A. F. pronar i NTSH F-1 është dërguar Kallëzimi Penal ne PPK-Ferizaj ndërsa ndaj të dyshuarit I. S. është duke u përgatitur kallëzimi penal.

a.b/NOA

KOMENTE