Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbi pesimizmin shpirtëror të lindur
English

Mbi pesimizmin shpirtëror të lindur

Pavarësisht, që pesimizmi ndodhet brenda nesh, thjesht ne do të bëhemi pak a shumë më inteligjentë. Sistemi si do që të rrjedhë, ne imponohemi t’i përshtatemi, tolerojmë, mirëkuptojmë fenomenet e natyrës. Të tjerët janë krejt jashtë vullnetit tonë, duam apo s’duam ne! Kjo është e vërteta e hidhur dhe mahnitëse e jona që ne ende nuk e kemi kuptuar. Sistemi rrjedh, medoemos dhe ne do të rrjedhim sipas logjikës së ndërmjetme

Bujar Plloshtani*

Nuk di asgjë. Kjo është e gjitha. Nuk ndodhë asgjë për fajin tonë. Edhe e keqja rrjedh si proces dhe realizohet; asgjë nuk mbetet pezull në këtë botë, gjithçka sistematizohet. Përpos, Zotit, që as rrjedh si proces, as mbetet. Gjendemi në një udhë të vështirë, sa e ndërlikuar, po aq dhe e lehtë. Pesimizmi shpirtëror i lindur nuk vjen nga materializmi, por nga nevoja shpirtërore e ekzistencës njerëzore, që sipas llogaritjeve natyrore medoemos të përshtatet me ekzistencën e botës. Mirëpo, ai para së gjithash është i ndikuar nga intuita ose njohja. Psikika e pesimizmit shpirtëror të lindur, në rend të parë është egoiste, që nuk merr parasysh veprimin e së keqes, por që ndikohet nga e keqja në natyrë për të mirën e tij substanciale. Duhet kuptuar më shumë si përvojë, sesa si një lojë kontradiktore. Ky është fati i diktuar më përpara se të vijë vetë njeriu, pra i caktuar. Ky i fundit, pra të kuptojmë se, jo gjithkush trashëgon fatin e tillë, në njëfarë mënyre ky pesimizëm shpirtëror shquhet paksa i pafajshëm për nga ekzistenca që ia kanë dhënë. Ai mund të ndikohet nga e keqja e natyrës, nga njeriu fatal, por e keqja e tij ka një fund, një arsye të vetëdijshme që mund ta kontrollojë vetveten dhe viciozitetin. Duke bartur pesimizmin, si fat i trishtë, njeriu i tillë ka memorie për të diktuar veprimet e hijshme dhe të pahijshme brenda një shoqërie të caktuar, nuk është jashtë çdo lloji ekzistencial. Mbi pesimizmin shpirtëror të lindur është domosdoshmëria e nevojës shpirtërore për të vënë në lëvizje progresive akte dhe veprime të ndryshme që tangojnë për të mirën e shoqërisë njerëzore, sepse e keqja në natyrë vetëm sa e ngacmon veprimin e tij të veprojë drejt të mirës së nevojshme për hir të ambicieve të tij vetjake dhe më gjerë. Ai ka lindur me pesimizmin shpirtëror, por nuk do të thotë që është jashtë çdo aktiviteti apo vullneti njerëzor. Kjo e sqaron pafajësinë e tij, dhe në anën tjetër, pafajësia i ndriçon vetitë e tij të jashtëzakonshme që më lehtë të mendojë sipas logjikës racionale dhe mendjes bon sens. Vetitë e këtij pesimizmi rrallëherë u dorëzohen apo u binden fenomeneve të ndryshme shoqërore e politike, por më shumë tentojnë të kapin të vërtetën dhe të mirën si pjesë e domosdoshme e ekzistencës së tyre. Tipat me pesimizëm shpirtëror të lindur kanë egoizëm të tepruar ndaj çështjeve individuale, vetëm për t’i arritur vlerat e mjaftueshme.

Njerëzit që kanë fatin e një pesimizmi shpirtëror të lindur bien shpesh në kontradiktë me ekzistencën e kësaj bote. Sepse ligjet e imponojnë të veprojnë drejt ligjeve vetjake, e jo nga liria thelbësore e tij. Ligjet janë të pandryshueshme, ndërsa këto ndryshojnë shpesh, dhe orientohen drejt reformave të reja shpirtërore, gjithnjë, sipas nevojës intelektuale të kohës. Dyshojnë sipas metodës skeptike krahasuese, më qëllim për të arritur deri te e vërteta e duhur, madje vazhdojnë të mendojnë se bota është një arenë ku asnjëherë s’përfundojnë mërzitë dhe sherret. Vetë bota kishte sherr kur u krijua, prandaj dhe një pjesë e këtij sherri lindi si nevojë e kohës te njeriu. Njëjtë si në shkencën e fizikës, polarizimi i dy elektrodave me ngarkesë negative jep efektin e shtyrjes; pra edhe e keqja me të keqen shtyhet. Gjithashtu, edhe ekzistencializmi i botës si mister absurd shtyhet me ekzistencën e së keqes së njeriut pesimist shpirtëror. Ekzistencializmi i botës si mister absurd imponohet, ndërsa ekzistenca e njeriut pesimist shpirtëror taktizon. Ky është udhëkryqi që duhet të kalojë njeriu, dhe për të cilën kalon përditë. Prandaj, që t’i shmangesh duke i taktizuar të keqes duhet medoemos një përvojë intelektuale dhe morale. Duhet shmangur i gjithë sistemi i ekzistencës që vijon drejt nesh, ose duhet pranuar sipas një logjike të domosdoshme, se kështu duhet të ndodhë, ndryshe s’mundet! Andaj, dhe pesimizmin shpirtëror të lindur do ta kuptojmë si opozitë racionale e kësaj bote kundrejt ekzistencës sonë të shpërfillur nga misterioziteti i botës, që realisht nuk është vetëm lojë për ta përkëdhelur botën dhe ekzistencën e saj duke e toleruar gjersa të mundet, por dhe njëherit si shpresë inteligjente për t’ia dalë kundrejt këtij absurditetit ekzistencial. Përfundimisht, pesimizmi shpirtëror i lindur te disa njerëz nuk është vetëm një fat i hidhur, provokues, por dhe një fat që dikton botën drejt ndryshimit koherent për të mirën e shoqërisë njerëzore.

I gjithë sistemi do të rrjedhë si proces, dhe ne do ta pranojmë si fat të diktuar nga nevoja hyjnore e dikujt tjetër, jashtë vullnetit tonë. Edhe nëse nuk e dimë udhën tonë, do të përpiqemi ta kuptojmë sistemin që rrjedh si proces brenda logjikës sonë. Pavarësisht, që pesimizmi ndodhet brenda nesh, thjesht ne do të bëhemi pak a shumë më inteligjentë. Sistemi si do që të rrjedhë, ne imponohemi t’i përshtatemi, tolerojmë, mirëkuptojmë fenomenet e natyrës. Të tjerët janë krejt jashtë vullnetit tonë, duam apo s’duam ne! Kjo është e vërteta e hidhur dhe mahnitëse e jona që ne ende nuk e kemi kuptuar. Sistemi rrjedh, medoemos dhe ne do të rrjedhim sipas logjikës së ndërmjetme. Të gjithë rrjedhjet në proces kanë efektin e duhur, pavarësisht ne që nuk e ndiejmë apo kuptojmë thelbësisht.

(*) Dërguar nga autori, publicist, shkrimi është një ese filozofike

KOMENTE