Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meksikë - Të Paktën 19 Të Vdekur Në Një Qendër Disintoksikimi Në Vend
English

Meksikë - Të Paktën 19 Të Vdekur Në Një Qendër Disintoksikimi Në Vend

MEKSIKË, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Një grup personash të maskuar hapën zjarr zot në një qendër disintoksikimi në qytetin Chihuahua, në veri të Meksikës, duke vrarë 19 persona dhe plagosur katër të tjerë, njoftoi sot policia federale. Kjo tragjedi pason shumë të tilla të ndodhura në qendra të këtij lloji gjatë viteve të fundit në Ciudad Juarez. Në shtatorin e kaluar, katër persona të maskuar vranë rreth 18 persona në një tjetër qendër disintoksikimi të po këtij qyteti, i cili konsiderohet si më i rrezikshmi në vend, në kufi me SHBA-në. ''Qendrat e antidrogës dhe disintoksikimit shërbejnë si vendstrehim për shitësit me pakicë të lëndëve narkotike, që përpiqen të fshihen si nga policia po ashtu edhe nga bandat rivale'', u shpreh një burim policor. Lufta mes karteleve të drogës me destinacion SHBA-në, konsumatorja e parë më e madhe në botë e kokainës, ka shkaktuar deri në 23 mijë të vdekur në Meksikë që prej te vitesh e gjysmë, pavarësisht dislokimit të mbi 50 mijë trupave ushtarake në të gjithë vendin./ /i.p/
KOMENTE