Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndihma ndaj familjes Marko, ministri i Kulturës ble një pikturë të Safo Markos
English

Ndihma ndaj familjes Marko, ministri i Kulturës ble një pikturë të Safo Markos

Tiranë, 11 Qershor, NOA - Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, duke dashur të kontribuojë sadopak për situatën e vështirë ekonomike të familjes së shkrimtarit Petro Marko, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve bleu një pikturë të piktores Safo Marko me një shumë rreth 300.000 lekë të reja.

“Arsyeja e parë është pasurimi i koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve me krijimtarinë e piktores të krijuar pas viteve 90 dhe arsyeja e dytë është ndihma e shtetit shqiptar, dhënë në formën e një kontributi financiar prej 300.000 lekë të reja për blerjen e pikturës së Safo Markos. Kjo shumë do ti kalojë familjes Marko në ndihmë për zonjën Safo Marko e cila po kalon një sëmundje të rëndë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e ministrit Xhaferaj.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Galeria Kombëtare e Arteve do të kenë në dispozicionin e tyre një shumë të dytë monetare gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2010, e cila do të përdoret përsëri për të njëjtin qëllim.

n.e/NOA

KOMENTE