Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Otunbajeva: Situata Mbetet E Tendosur Në Jug Të Kirgistanit
English

Otunbajeva: Situata Mbetet E Tendosur Në Jug Të Kirgistanit

BISHKEK, 11 qershor /ATSH-ATSH/ - Situata mbetet e tendosur në jug të Kirgistanit pas valës së dhunës ku si pasojë humbën jetën të paktën 17 persona dhe 200 të tjerë u plagosën, deklaroi sot presidentja e përkohshme, Roza Otunbajeva. "Situata mbetet e tendosur'', theksoi ajo në një komunikatë. "Të tilla konflikte ndodhën edhe në muajin maj. Ne arritëm të merrnim nën kontroll situatën duke dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme. Sot ne duhet të vendosim një shtet rrethim'', shtoi ajo. Sipas komunikatës, shtetrrethimi në qytetin Och dhe rajonet fqinje të Kara-Souou, Aravanit dhe Ouzgenit do të jetë në fuqi deri më 20 qershor, për shkak të dhunës ndëretnike mes uzbekëve dhe kirgizëve./ /ec/ a.jor.
KOMENTE