Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Puna E Fëmijëve- Shqipëria Miraton Udhërrëfyesin
English

Puna E Fëmijëve- Shqipëria Miraton Udhërrëfyesin

TIRANE, 11 Qershor /ATSH/. - Edhe Shqipëria, ashtu si rreth 80 vende të botës, do të ndërmarrë hapa konkrete për zbatimin e Udhërrëfyesit për arritjen e objektivit për eliminimin e punës së fëmijëve deri në 2016. Një ditë para Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Organizata Ndërkombëtare e Punës-Projekti kundër Punës së Fëmijëve, (ILO- IPEC), Sindikatat e Arsimit, organizuan sot në Hotel "Sheraton", një takim, ku u diskutuan masat që duhet të merren nga institucionet për zbatimin e Udhërrëfyesit për eliminimin e punës së fëmijëve. Ky dokument, i miratur njëzëri nga 80 vende të botës në Konferencën Globale për Punën e Fëmijëve në Hagë, mundëson përshpejtimin e progresit për arritjen e qëllimit, eliminimin e formave më të keqija të punës së fëmijëve deri në 2016-n. Marrëveshja mbi Udhërrëfyesin erdhi si një paralajmërim i konstatimeve të Raportit të tretë Global të ILO-s mbi Punën e Fëmijëve, i cili e konsideron në një pikë kritike, fushatën botërore kundër punës së fëmijëve . Raporti bën të ditur se përpjekjet globale për eliminimin e formave më të keqija të punës së fëmijëve e kanë humbur vrullin dhe paralajmëron se, nëse ato nuk shënojnë arritje mbresëlënëse, objektivi i 2016 nuk do të arrihet. Ashtu sikurse është rënë dakord nga partnerët tripalësh të ILO-s, në Planin Global të Veprimit është gjykuar se një vrull i ri masash është i domosdoshëm, nëse bota synon të arrijë objektivin për eliminimin e punës së fëmijëve. Qeveritë që kanë miratuar udhërrëfyesin e ri kanë përgjegjësi parësore të zbatojnë të drejtën e arsimimit për të gjithë fëmijët dhe elieminimin e formave të punës së tyre. Në botë sot, 215 milionë djem dhe vajza punojnë, ndërsa 115 milionë prej tyre janë të ekspozuar ndaj forcave më të këqija të punës./e.gj/s.s./
KOMENTE