Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria Amerikane Vlereson Arritjet E Policisë Shqiptare Ne Kontrollin E Integruar Te Kufirit
English

Qeveria Amerikane Vlereson Arritjet E Policisë Shqiptare Ne Kontrollin E Integruar Te Kufirit

TIRANË, 11 Qershor /ATSH - Mira Shkurta /.- Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vleresuar arritjet e Policisë Shqiptare ne kontrollin e integruar të kufirit, fale sistemit "TIMS", nje projekt me një vlerë mbi 2 milionë dollarë amerikane, ku paisjet aktualisht janë në përdorim nga Policia e Shtetit. Në një ceremoni zyrtare te organizuar ne Policinë e Shtetit, u vleresuar efikasiteti i nje sere pajisjesh të instaluara nga programi policor amerikan "ICITAP" në 24 pikat e kalimit kufitar, 12 Drejtoritë Rajonale të Policisë, si dhe 40 komisariate e stacione policie në vend. "Këto paisje kanë ndikuar dukshëm në rritjen e eficencës së operacioneve të Policisë së Shtetit dhe kanë ulur dukshshëm koston e shpërndarjes së shërbimeve të Policisë së Shtetit drejt qytetarëve", u shpreh gjatë ceremonisë zv/ambasadorja amerikane ne Tirane, znj.Deborah Jonson". Automatizimi i sistemit nëpërmjet këtyre paisjeve, sipas diplomates amerikane, ka bërë të mundur që kontrolli i kufirit të përpunojë mbi 24 milionë hyrje dhe dalje në tre vitet e fundit në kufirin shqiptar, duke zvogëluar kohën e pritjes për qytetarët në pikat e kalimit kufitar, ndërkohë që janë identifikuar mbi 420 persona si të dyshuar nga ky sistem. "Sistemi përmban të dhëna për mbi 3000 persona në kërkim, ndërkohë që gjatë vitit 2008-2009, ka asistuar në kapjen e mbi 500 prej tyre dhe konfiskimin e mbi 600 dokumentave të fallsifikuara", u shpreh diplomatja amerikane, znj. Jonson. Sistemi i Menaxhimit Total të Informacionit "TIMS", i ngritur 6 vjet më parë, është bërë i mundur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes programit policor "ICITAP" dhe Policisë së Shtetit Shqiptar. Nderkohe, lidhja on- line me INTERPOL-in në kohë reale po zbatohet për të bashkërenduar përpjekjet ndërkombëtare në fushën e kërkimit të personave me precedentë penalë. Të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, përfaqësues të programit policor amerikan ICITAP, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj etj. Ministri Basha vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit në përmbushje të detyrave për liberalizimin e vizave me BE së dhe shprehu bindjen për realizimin prej saj edhe të detyrave shtesë të paraqitura nga Komisioni Europian. "Në procesin jetik dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë të heqjes së vizave, Policia e Shtetit ka kryer me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë detyrat e saj. Misionet e verifikimit do të jenë në gjendje që së afërmi të prekin realizimin me sukses edhe të kritereve shtesë të paraqitura nga Komisioni Europian. Kapacitetet e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e korrupsionin, për të siguruar rendin dhe sigurinë, kanë qenë të larta", tha ministri Basha. Ai u shpreh gjatë fjalës së tij se falë sistemit TIMS, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj, kufiri është bërë shumë më efikas në ofrimin e shërbimeve dhe në të njëjtën kohë është bërë më i padepërtueshëm dhe më i pakalueshëm për krimin ordiner, të organizuar, transkufitar apo transrajonal. Basha theksoi ndërkohë se instalimi dhe funksionimi i sistemit TIMS është vetëm një pjesë e përpjekjes së gjithanshme dhe të vazhdueshme të Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, duke garantuar se Shqipëria është dhe do të jetë burim sigurie dhe eksportues sigurie në rajon dhe më gjerë. Duke folur per propozimin historik për heqjen e vizave, ministri Basha falenderoi dhe shprehu mirënjohjen për qeverinë e SHBA për ndihmën e dhënë ndaj Policisë së Shtetit. /a.ke/
KOMENTE