Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarande: Afro 300 Turistë Perëndimorë Vizitojnë Qytetin Turistik
English

Sarande: Afro 300 Turistë Perëndimorë Vizitojnë Qytetin Turistik

SARANDË, 11 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Afro 300 turistë perëndimorë mbërritën sot në qytet me një kroçerë greke me kapacitet 500 vende. Burime nga Kapiteneria e portit të Sarandës bënë të ditur për ATSH-në, :se kroçera "Pena 2", vinte nga Korfuzi (Greqi) dhe turistët kishin në axhendën e tyre dhe një vizitë në Sarandë". Vizita e këtij grupi është organizuar nga agjencia turistike "Shkëndija Travel". Gjatë qëndrimit në Sarandë turistët e huaj vizituan qytetin antik të Butrintit dhe pikën turistike të Syrit të Kaltër. Numri i turistëve të huaj ditorë që prekin brigjet e Sarandës ka ardhur duke u rritur nga dita në ditë me fillimin e sezonit turistik. Që nga 22 marsi, kur trageti "Artemisa" preku brigjet e Jonit, numri i turistëve deri tani ka arritur mbi 10 mijë vetë./s.s./
KOMENTE