Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohen makinat në Tiranë, u vodhën në Itali dhe Serbi
English

Sekuestrohen makinat në Tiranë, u vodhën në Itali dhe Serbi

Tiranë, 11 qershor, NOA – Dy automjete luksoze janë sekuestruar dje nga Policia e Tiranës pasi kanë rezultuar në vjedhura. Policia ka nisur ndjekjen në gjendje të lirë për personat që i kishin në përdorim mjetet, si dhe po punon për zbardhjen e skemës së transportit të makinave nga vendet e tjera drejt Shqipërisë.

Makina e parë e bllokuar është një “Mini Cooper”, prodhim i viteve të fundit, i cili është vjedhur në Itali më 21 pril të vitit të kaluar.

Makina ju bllokua shtetasit Bledi Vasa, 38 vjeç, i cili do të ndiqet në hetim të lirë për konsumim të veprës penale të “Trafikimit të mjeteve motorike”.

Por në kërkim është dhe personi që ka sjellë mjetin në Shqipëri.

“Nga hetimet e kryera, rezultoi se ky automjet ka hyrë në Shqipëri përmes Pikës së Kalimit Kufitar Hanit të Hotit më datë 10.04.2009, nga shtetasi italian Angelo Gisondi, 42 vjeç, për të cilin po punohet për kapjen e tij, duke bashkëpunuar edhe strukturat homologe Italiane”, thuhet në njoftimin e policisë

Mjeti i dytë që është bllokuar është makina tip foristrad “Porsche Cayenne”. Sipas policisë kjo makinë është vjedhur në Serbi më datë 04 gusht 2008.

m.xh/NOA

KOMENTE