English

Starton, Botërori 2010

Afrikë e Jugut, 11 Qershor NOA - Një ceremoni prej dyzet e pesë minutash, plot me ngjyra, këngë afrikane dhe valle tradicionale, shpalli zyrtarisht të hapur edicionin e 19 të Kupës së Botës.

Në qytetin e Johanesburg, Afrika ka vënë në skenë traditat e saj më të mira duke i shfaqur ato me simbolet e këtij vendi, ndër to ishte dhe “baobab”, e cila përbëhet nga gjashtë vende afrikane që do të marrin pjesë në Botëror me simbolikën e mbrojtjes dhe të jetës.

Në orën 16:00 Botërori do të startojë me ndeshjen Afrika e Jugut, Meksikë.

r.b/NOA

KOMENTE