Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentuan të vjedhin disa kabllo, i zë korrenti teksa çmontonin pajisjet
English

Tentuan të vjedhin disa kabllo, i zë korrenti teksa çmontonin pajisjet

Elbasan, 11 Qershor, NOA – Teksa tentonin të vidhnin kabllo me tela bakri, në stacionin e pompimit të fshatit, dy bashkëpunëtorët i ka zënë korrenti duke çmontuar pajisjet, por për fat të mirë kanë mundur t’i shpëtojnë vdekjes.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Elbasanit, sipas të cilave, autorë të saj janë 35-vjeçari Julian Shehu dhe 34-vjeçari Hektor Guraj; që të dy banorë të këtij qyteti.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë tentuar të vjedhin kabllo me tela bakri, në stacionin e pompimit në fshatin Lolaj të Peqinit.

Konkretisht, raportohet se pasi kanë hapur derën kryesore të këtij stacioni, ata janë futur brenda dhe kanë filluar të çmontojnë pajisjet.

Por nga pakujdsia kanë rënë nën tension dhe si pasojë, është demtuar Hektor Guraj, i cili aktualisht ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”, e cila parashikohet nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE