Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Kosova Po I Afrohet Ditës Së Opinionit Të Gjnd-Së, Hapet Kapitull I Ri Drejt Njohjeve E Integrimeve
English

Thaçi: Kosova Po I Afrohet Ditës Së Opinionit Të Gjnd-Së, Hapet Kapitull I Ri Drejt Njohjeve E Integrimeve

PRISHTINË, 11 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Kosova po i afrohet ditës kur do të prezantohet opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, i cili do të hapë një kapitull të ri drejt njohjeve të reja e integrimeve, tha sot Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë. "Është ky një opinion i shumëpritur prej institucioneve, qytetarëve të vendit e në të njëjtën kohë, prej faktorit ndërkombëtar, në mënyrë që për shtetin e Kosovës, të ketë ecje përpara, njohje të reja dhe natyrisht, një proces shumë më të shpejtë të integrimit të saj në strukturat euroatlantike, NATO, Bashkimin Evropian, po edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara", theksoi Thaçi. Sipas tij, pavarësisht nga opinioni që do të prezantohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, për Kosovën do të ketë njohje dhe do të hapet kapitulli i ri, kapitulli i integrimeve në organizmat ndërkombëtare. Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës pritet të shpallet në korrik të këtij viti./s.s./
KOMENTE