Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tia: Shqetesim Per Mosfunksionimin E Sherbimit Te Portabilitetit Te Numrit Celular
English

Tia: Shqetesim Per Mosfunksionimin E Sherbimit Te Portabilitetit Te Numrit Celular

R TIRANE, 11 Qershor/ATSH/.- Transparency International Albania (TIA) dhe Zyra për Mbrojtjen Qytetare, (ZMQ), me një letër publike, drejtuar Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Portare (AKEP), shprehën sot shqetësimin për mosfunksionimin e shërbimit të Portabilitetit të Numrit celular në Shqipëri. Në një konferencë shtypi, përfaqësuesi i TIA, Endrit Shabani tha se çështjen e shërbimit të Portabilitetit të Numrit në Shqipëri e kemi ngritur që në vitin 2008, kur hyri në fuqi Ligji për "Komunikimet Elektronike në Shqipëri". Sipas tij, sot, 2 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe një vit pas skadimit të afatit ligjor për zbatimin e portabilitetit të numrit celular, qytetarëve iu mohohet jo vetëm shërbimi, por dhe informacioni se kur do të ofrohet ai. Shërbimi i Portabilitetit të Numrit është një shërbim që ofrohet në shumë shtete të tjera dhe ka ndikuar në uljen e tarifave të komunikimit, si shkak i rritjes së konkurrencës mes operatorëve celulare në treg. "Ky fakt na bën të besojmë se efekti i Portabilitetit të Numrit në Shqipëri do të ketë të njëjtin ndikim pozitiv, nisur edhe nga situata e tregut, ku së fundmi është licencuar edhe operatori i katërt celular", tha Shabani. Ligji 9918, datë 19/05/ 2008, "Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë", përcakton se sipërmarrësit e rrjeteve telefonike publike duhet të krijojnë në rrjetet e tyre mundësinë që pajtimtarët të mbartin numrin e tyre të telefonit, pavarësisht nga kush sipërmarrës u ofron shërbimin telefonik. Pra, çdo abonent mund të mbajë të pandryshuar numrin e celularit që ka në përdorim dhe të zgjedhë cilindo kompani celulare në treg për t'i ofruar shërbimin. Për garantimin e zbatimit të shërbimit ai ngarkon me përgjegjësi AKEP. Por ndonëse ka kaluar një vit nga afati ligjor maksimal, ky shërbim ende nuk ka gjetur zbatim në Shqipëri. Në këto kushte, këto dy organizata i kërkuan AKEP zbatimin sa më parë të ligjit bashkë me rritjen e transparencës dhe informacionit për Publikun mbi shërbimin e Portabilitetit të Numrit, masat e marra dhe afatet e ofrimit të këtij shërbimi. /a.m/s.s./
KOMENTE