Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vatikan - Papa Kërkon Falje Për Skandalet E Pedofilisë
English

Vatikan - Papa Kërkon Falje Për Skandalet E Pedofilisë

VATIKAN, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Papa Benedikti XVI kërkoi për herë të parë hapur falje për skandalet e pedofilisë në radhët e Kishës katolike duke përmendur veçanërisht abuzimin ndaj të miturve, gjatë një meshe të mbajtur sot në sheshin Shën-Pjetër përpara rreth 15 000 priftërinjve. Ai premtoi gjithashtu se Kisha "do të bëjë gjithçka që është e mundur që abuzimet seksuale me të mitur nga njerëz të Kishës të mos ndodhin më kurrë". Ai e celebroi këtë meshë me rastin e mbylljes së vitit saqerdotal, të njollosur nga publikimi në masë i skandaleve të pedofilisë në radhët e priftërinve në Evropë dhe në Amerikë. "Ka ndodhur që, pikërisht gjatë këtij viti gëzimi për meshën e vitit priftëror, janë zbuluar mëkatet e priftërinjve, sidomos abuzimet me të mitur", deklaroi Papa. "I kërkojmë me këmbëngulje falje Zotit dhe personave të prekur, ndërkohë që dëgjojmë të premtohet se do të bëhet gjithçka që është e mundur që abuzime të tilla të mos ndodhin më kurrë", shtoi Benedikti XVI. Ai "premtoi" se Kisha do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shqyrtuar me vëmendje vërtetësinë e prirjes së priftërinjve të ardhshëm dhe më tej do të shoqërohen priftërinjtë në rrugën e tyre, që Zoti t'i mbrojë në situata të vështira dhe përballë rreziqeve të jetës". "Këto skandale sjellin si detyrë pastrimin e shprtit", u shpreh ai. /I.Pu.
KOMENTE