English

Xhaçka replikë me ministren e Integrimit: Berisha s’mund të hidhet breg më breg

Tiranë, 11 qershor, NOA – Pas deklaratës së ministres së Integrimit dhe zëdhënëses së qeverisë, Majlinda Bregu, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Socialiste. Deputetja Olta Xhaçka u shpreh sot se Partia Socialiste është e gatshme për kompromis dhe se Berisha nuk duhet të dëmtoj procesin e liberalizimit të vizave.

“Shqipëria është në krizë. Duhet zgjidhje për transparencën që të mos bllokohet integrimi i mëtejshëm i saj. Nëse Z. Berisha është gati t’u djegë shqiptarëve edhe vizat për të mbajtur kutitë të mbyllura, ne jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje për transparencën e integrimin”, u shpreh ajo.

Duke ju referuar deklaratës së Bregut, deputetja e PS-së ka theksuar se mazhorancën e sotme nuk e shpëton keqinterpretimi i deklaratave të ndërkombëtarëve.

“Dëgjuam sot, si çdo ditë, justifikim e radhës për krizën që sipas mazhorances nuk ekziston. I bëjmë thirrje Sali Berishës të ndërgjegjësohet se nuk mund të hidhet breg me breg me shpresën se do mund të kaloje lumin e krizës duke bërë sikur ajo nuk ekziston”, tha Xhaçka.

Ajo ka shtuar se inaugurimet e përsëritura të mazhorancës nuk e fshehin krizën qeverisëse.

“As cirku qesharak me punë të inauguruara nga 4 herë e as shpifjet e sharjet për opozitën nuk mund të shtyhen e aq me pak mund ta shtyje këtë situate duke bërë Zonjën Bregu zëdhënëse të Shteteve të Bashkuara të cilat kane folur qartë siç po flet gjithë Europa” përfundoi Xhaçka.

m.xh/NOA

KOMENTE