Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Okb-Ja Do Të Shqyrtojë Heqjen E Talebanëve Nga Lista E Zezë
English

Afganistan - Okb-Ja Do Të Shqyrtojë Heqjen E Talebanëve Nga Lista E Zezë

KABUL, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Një komision i OKB-së do të vijë në Afganistan për të shqyrtuar mundësinë e heqjes së emrave të talebanëve nga lista e zezë e Kombeve të Bashkuara për organizata terroriste, njoftoi sot Staffan de Mistura, zyrtari i OKB-së në Kabul. "Ky shqyrtim pritet të zhvillohet brenda muajit", deklaroi de Mistura në një konferencë shtypi në kryeqytetin afgan. "Disa persona në listë ndoshta kanë vdekur tashmë. Lista mund të jetë plotësisht e vjetëruar", shtoi diplomati i OKB-së. Presidenti afgan Hamid Karzai ka ndjekur një prej propozimeve të përfaqësuesve të fiseve dhe të shoqërisë civile të mbledhur në fillim të muajit në jirgën e paqes, asambleja tradicionale. Jirga ka kërkuar heqjen e emrave të më tepër se 70 talebanëve nga lista e zezë ndërkombëtare (OKB, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara). Karzai ka kërkuar të dielën e kaluar rishikimin e dosjeve të qindra të burgosurve të dyshuar për lidhje me rebelët, në një gjest të vullnetit të mirë ndaj talebanëve për t'i dhënë fund luftës. /I.Pu.
KOMENTE