Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet Albin Kurti, lideri i Vetevendosjes
English

Arrestohet Albin Kurti, lideri i Vetevendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! komunikoi zyrtarisht sot, pak para arrestimit, vendimin për të hyrë në zgjedhjet më të para që do të zhvillohen në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 12 Qershor 2010 NOA – Arrestohet Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, organizata që sot në pesëvjetorin e themelimit të saj shpalli vendimin për tu shndërruar në parti politike dhe për tu futur në zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Kosovës.

Albin Kurti ishte shpallur person në kërkim nga Policia e Kosovës por lëvizte i lirë në të gjithë vendin dhe në Prishtinë ku Vetëvendosja ka selinë e saj qendrore.

Sot u zhvillua mbledhja e Lëvizjes pikërisht në selinë qendrore. Policia pak pasi ka përfunduar mbledhja, i ka zënë pritë Albin Kurtit dhe e ka arrestuar, vetëm disa minuta pasi ai shpalli vendimin që Vetëvendosje të shndërrohet në parti politike dhe të futet në zgjedhje.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! komunikoi sot pasdreke zyrtarisht, vendimin për të hyrë në zgjedhjet më të para që do të zhvillohen në Republikën e Kosovës.

Z.Albin Kurti e publikoi këtë vendim në një konferencë të posaçme për shtyp pasi pohoi dhe faktin se “për pesë muaj me radhë kishim diskutim të brendshëm lidhur me pjesëmarrjen e Lëvizjes sonë në zgjedhje në të ardhmen”.

Kurti shpjegoi se nëpër të gjitha instancat dhe qendrat e Vetëvendosje!-s janë paraqitur përparësitë dhe mangësitë, dobitë dhe dëmet e pjesëmarrjes, përkatësisht mospjesëmarrjes, në zgjedhje.

Kurse pohoi se janë debatuar argumentet dhe kundërargumentet për një kohë kaq të gjatë në mënyrë që vendimi ynë të jetë sa më cilësor.

“Kemi vendosur, në parim, për pjesëmarrje në zgjedhje në të ardhmen. Pra, përveç që tashmë nuk e përjashtojmë mundësinë e pjesëmarrjes, po ashtu mendojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, - deklaroi Kurti.

Ai pranoi se “duket që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë në këtë vit por në vitin e ardhshëm. Do të kemi shumë pengesa e vështirësi. Ato duhet t’i identifikojmë dhe analizojmë hollësisht në mënyrë që t’i tejkalojmë. Për këtë arsye do të nisim një tjetër diskutim brenda Lëvizjes sonë”.

Në këtë pikë, z.Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje! nuk merr pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm vetëm nëse rrethanat në Kosovë cilësisht ndryshojnë shumë duke u bërë të jashtëzakonshme e krejtësisht të tjera.

Kurti shpjegoi se ky ndryshim i strategjisë nuk është zëvendësim i mënyrave të veprimit por shtim i tyre dhe tha se përmbajtja e strategjisë po rritet.

Për Kurtin, “ky është një mjet më shumë për konceptin dhe qëllimin e njëjtë. Demonstratave, aksioneve protestuese e tubimeve publike po ua shtojmë pjesëmarrjen në zgjedhje, sepse, përfaqësimi në institucione është i nevojshëm por nuk mjafton për ta realizuar vetëvendosjen.

Duke shpjeguar më tej pse Lëvizja Vetëvendosje! po futet në zgjedhje, z.Kurti tha se organizata që ai drejton “deri më tani shpesh e ka zvogëluar dhe e ka ngadalësuar të keqen” dhe vlerësoi se “tani po vjen koha edhe që ta ndalim atë”, duke shprehur dhe bindjen se “në Kosovë duhet të ndërrohet pushtetit”, jo për hir të ndërrimit të pushtetarëve por “për hir të ndërrimit të karakterit të shtetit të Kosovës”.

a.b/NOA

KOMENTE