English

Botëror-Speciale/ "Afrika E Jugut 2010", Botërori I Rekordeve

TIRANË, 12 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Kupa e Botës Afrika e Jugut 2010 ka startuar tashmë me dy takimet e para, që do të pasohen sot me tre ndeshjet e dyta. Por janë edhe disa rekorde, që paraprijnë Botërorin 'Afrikë e Jugut 2010' si dhe disa të tjerë që mund të bien brenda pesë javësh. -307 milionë banorë e bëjnë SHBA-në shtetin që përfaqëson më shumë banorë në këtë edicion të Kupës së Botës. Vendi i dytë në këtë kalsifikim është Brazili- kombëtarja e artë përfaqsëson plot 198 milionë banorë. Ndërkohë që SHBA-të qëndrojnë sërish në vendin e parë për nga sipërfaqja ( 9,629,000 km²) të ndjekur nga Brazili sërish me sipërfaqe prej 8,511,000 m2. Sllovenia është vendi më i vogël si në popullsi, edhe në sipërfaqe me respektivisht 2 milionë banorë dhe 20,000 km². -Do të jetë 50 numri i ndeshjeve të luajtura nga Spanja në fushën e blertë të Kupës së Botës kur të nisin përballjet e grupit H në 16 qeshor ndaj Zvicrës në Durban. Meksika (për momentin ka 46 të tilla së bashku me atë të djeshmen) dhe do të shpresojë të mbërrijë kuotën 50 në këtë turne, ndërkohë që Kameruni do të bëhet skuadra e parë afrikane që shënon 20 pjesëmarrje. -Brazilin me 18 pjesëmarrje në Kupën e Botës e bëjnë të vetmin vend që ka marrë pjesë në çdo turne. Gjermania dhe Italia i rrinë pranë në listë me nga 16 të tilla. Brazili dhe Gjermania kanë të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura: 92 duke renditur "Seleção-n" të parën me 64 fitore. Ata kanë shënuar më shumë gola se të gjithë dhe kanë marrë më shumë pikë nga të gjithë respektivisht 201 gola dhe 206 pikë. - Vetëm 11 sekonda iu deshën turkut Hakan Sukur për të shënuar golin më të shpejtë të historisë së Kupës së Botës. Kjo ndodhi në finalen e vogël që ballkanasit luajtën nga Koresë vendase në 2002. - Ishte 6 numri i golave të shënuar në ndeshjen e hapjes në Gjermani 2006 , kur mikpritësit e mundën Kosta Rikën me rezultatin 4-2 .Gjithsesi ky nuk është numri më i madh i golave të shënuar në ngritjen e siparit sepse në vitin e largët 1934 Italia fitoi 7-1 ndaj SHBA-ve. -Është 6 numri Kupave të Botës (numërohet edhe kjo e Afrikës së Jugut) në të cilën është shfaqur trajneri Carlos Alberto Parreira, duke i mundësuar atij vendosjen e një rekordi të ri. Ai është përgjegjës për një skuadër të pestë duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur prej tij dhe Bora Milutinovic, pasi trajnonte Kuëait në 1982, Emiratet e Bashkuara Arabe në 1990, Brazilin në rrugën drejt titullit në 1994 dhe Arabinë Saudite në Francë 1998. Legjendari gjerman Helmut Schon mban rekordin për praninë në më shumë ndeshje të Kupës së Botës si trajner (25) , por Parreira do ta thyeje këtë rekord nëse Bafana Bafana do të mbërrijë në gjysëmfinale. - Bëhen 5 herë që Meksika është zgjedhur të luajë në ndeshjet e hapjes së siparit të Kupës së Botës. Gjithsesi ata akoma duhet të presin të shijojnë fitoren sepse deri tani kanë humbur 4-1 ndaj Francës në 1930, 4-0 ndaj Brazilit në 1950 dhe 3-0 ndaj Suedisë në 1958, ndërkohë që ndeshja e tyre në 1970 ndaj Bashkimit Sovjetik përfundoi 0-0. - Ishte 4 numri i ndeshjeve të luajtura nga Zvicra në Gjermani 2006, duke e barazuar me numrin e rezultateve të pastra që ruajtën ato gjithsesi duke u bërë skuadra që u eleminua nga Kupa e Botës pa lënë asnjë gol të shkundë rrjetën e saj. Nësë ata ia dalin të pengojnë Spanjën nga të shënuarit e golit në ndeshjen e 16 qeshorit në Duban, atëherë ata do të munden të barazojnë rekordin me Italinë në vitin 1990-të për një mbrojtje të pathyeshme të vazhdueshme. -E para skuadër e kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës është Sllovakia! Kjo Kupë shënon numrin më të vogël të debutantëve që prej 1950-tës kur Anglia mori pjesë për herë të parë. Në çdo edicion tjetër ka patur së paku 2 debutues. -Deri tani në ndeshjet e hapjes asnjë skuadër mikpritëse nuk ka humbur deri tani në ndeshjet e turneut. Tashmë ka 6 ndeshje të tilla që kanë prodhuar 5 fitore për skuadrën mikpritëse (Italia 1934, Brazili 1950, Suedia 1958, Kili 1962 and Gjermania 2006) dhe tre barazime 0-0( Angli - Uruguay 1966; Meksikë -Bashkimi Sovjetik 1970; Afrikë e Jugut -Meksikë 2010)./n.m/
KOMENTE