English

Botërori, sot Anglia përballë SHBA-ve

Rustenburg, 12 Qershor, NOA – Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin e Rustenburgut, në kuadrin e ndeshjeve të kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se trajneri i kombëtares angleze, Fabio Capello e ka ruajtur me fanatizëm deri në momentin e fundit përbërjen e skuadrës së tij dhe mënyrës sesi do të luajnë lojtarët.

Capello i ka kthyer një përgjigje kryeministrit britanik, David Cameron, duke i shkruar në shkrim dore: "Në një kohë kur lojtarët tanë kanë marrë mbështetjen e pabesueshme nga vendi, është e rëndësishme që ju të dini se çfarë do të thotë përpjekje të stafit dhe ekipit. Edhe pse ne do të përpiqemi për triumfin në Afrikën e Jugut, ju do të mbeteni heronjtë e vërtetë”.

n.e/NOA

KOMENTE