Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bush, video në Facebook: “Pensioni? Nuk qenka dhe aq keq” (Video HD)
English

Bush, video në Facebook: “Pensioni? Nuk qenka dhe aq keq” (Video HD)

Uashington, 12 Qershor, NOA - Xhorxh Bush shfaqet sërish, më i vjetër në dukje, por me një dëshirë të madhe për të lënë botën që është jashtë, duke iu kushtuar asaj të qetë, që po kalon tashmë në pension.

Ish-presidenti i SHBA i është kthyer popullit të tij me një mesazh video në faqen e tij në Facebook, ku thekson se pensioni nuk qenka dhe aq keq sa ç’mund të mendohet.

Bush e ka hapur profilin e tij duke njoftuar se ka mbetur aktiv, se kishte vizituar 20 shtete e ka mbajtur 65 fjalime.

Ai shpjegon më pas përmes botës së internetit se nuk e ka mbyllur ende me politikën.

{youtube}iKCfAR21goA{/youtube}

"Ju faleminderit”, u është drejtuar 64-vjeçari admiruesve të tij në Facebook.

“Unë jam i kënaqur t’ju njoftoj se unë dhe Laura jemi të lumtur dhe shëndoshë e mirë, këtu në shtëpinë e Teksasit të madh”, shkruan ai.

Ndërkohë Bush e përdor faqen e tij me kufi dhe jo si politikanët e tjerë kryesorë në SHBA, si përshembull ish-guvernatori i Alaskës, i cili e ka përdorur sistematikisht profilin e tij si një platformë për të komunikuar aktivitetet e tij politike, ose si Presidenti Barak Obama, i cili ka ndërkohë gati 9.000.000 fansa në Facebook.

Faqja e Bushit në Facebook, tani ka vetëm dy foto dhe një biografi tepër të hollë.

n.e/NOA

KOMENTE