Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Liderët E Be-Së Kërkojnë Një Taksë Bankare Evropiane
English

Ekon - Liderët E Be-Së Kërkojnë Një Taksë Bankare Evropiane

BRUKSEL, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Drejtuesit e vendeve të BE-së parashikojnë të dhënien e mbështetjes së tyre, javën e ardhshme, për një taksë specifikisht për bankat evropiane, që të garantohet kontributi i tyre ''në pagimin'' e faturës së krizave, sipas një projektdokumenti një kopje e të cilit u sigurua nga AFP. Në parim, vendet evropiane pritet të mbështesin faktin që një taksë të tillë të zbatohet në nivel ndërkombëtar. Ata do ta publikojnë këtë iniciativë në samitin e ardhshëm të forumit të G20-ës të vendeve të industrializuara dhe ekonomitë në zhvillim në fund të korrikut, në Toronto. Megjithatë, është e qartë se një konsensus nuk është i arritur ende në nivel botëror, ashtu siç u bë e publike në takimin e fundit të G20-ës në nivel të ministrave të Financave, në Korenë e Jugut, për shkak të kundërshtimeve së vendeve si Kanadaja, Brazili, India dhe Australia. Në këto kushte, Evropa e vendosur që të vazhdojë e vetme përpara me projektin. Projekti për dokumentin përfundimtar të samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, i parashikuar për më 17 qershor në Bruksel, thekson se "Këshilli i Evropës është dakord që një taksë ndaj institucioneve financiare paraqitet dhe vihet në zbatim për të garantuar kontributin e tyre në 'pagimin e faturës' së krizave". Liderët parashikohet t'u kërkojnë ministrave të tyre të Financave dhe Komisionit Evropian të hartojnë një raport lidhur me mënyrën që një taksë e tillë mund të ndërthuret në sistem "në tetor të këtij viti", thuhej në dokument./ /i.p/
KOMENTE