Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Hapa në Pasarelë”, nis edicioni i tretë i “Albanian Fashion Kids”
English

“Hapa në Pasarelë”, nis edicioni i tretë i “Albanian Fashion Kids”

Tiranë, 12 qershor 2010 NOA - Qendra kulturore "Moda në Fokus", prezantoi mbrëmë në ambjentet e hotel Sheraton, natën e parë të “albanian fashion kids”, duke e sjellë ate krejtesisht në një format tjetër në formën e një spektakli fashion shoë të titulluar “Hapa në pasarelë”. Ishte Luan Zhegu këngëtari i njohur shqiptar dhe aq shumë i dashur më kengët kushtuar fëmijëve, i cili hapi dhe mbrëmjen e djeshme.

E më pas fëmijët pushtuan pasarelën duke prezantuar veshjet dhe duke u dhuruar emocione të ftuarve të cilët ishin në sallë. Albania Fashion Kids, vjen për herë të tretë më këtë event, ku për dy net me radhë, do sjelleë jo vetëm moden e veshjeë së fëmijëve nga 0-10 vjec, por dhe moden e adoleshentëve.

Por në natën e parë të këtij spektakli ka pasur plot surpriza, pasi fëmijët jo vetëm kanë sfiluar, por dhe kanë kënduar dhe këryes në skenë.

Presidentja e Qendrës Moda në Fokus, Mimi Memiaj, e cila ka bërë të mundur për tre vite me radhë realizimin e këtij aktiviteti në një prononcim për mediat tha se:

“Eshtë një kënaqësi e madhe të punosh me fëmijët, dhe unë jam shumë e lumtur që realizova këtë event të mirfillitë, që u kushtohet atyre dhe që në fakt nuk kishte asnjë ndryshim nga sfilata e të rriturve. Impenjimi dhe organizimi ka qënë në maksimum. Qëllimi dhe mesazhi i këtij aktiviteti është informimi mbi veshjet e fëmijëve dhe adoleshentëve dhe sic e kam theksuar dhe më parë, promovimi i stilistëve të rinj dhe nxitja ndaj tyre, për të nxjerr në treg markat tona shqiptare''.

Memiaj shton se nuk ëhstë thjesht një pasarelë por është një skenë ku fëmijët përformojnë kulturë dhe eksperiencë bashkëkohore".

Sonte në natën e dytë në Albanian Fashion Kidss, të ftuarit do kenë mundësi të ndjekin fëmijët të cilët do të jenë në pasatelë me kostume popullore të të gjithave krahinave të vendit.

Sfilada do te shoqërohet me kënge dhe valle të interpretuara nga vetë fëmijët. Kjo sfilatë ka si qëllim jo vetëm interpretimin, por dhe mesazhi që u jepet fëmijëve për të njohur veshjet tona tradicionale shqiptare. Më pas do jetë një performncë artistike, ku do të ketë balet, hip-hop dans sportiv.

m.z/r.n/NOA

KOMENTE