Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kirgistan - Rreth 49 Viktima Dhe 654 Të Plagosur Nga Dhuna Etnike
English

Kirgistan - Rreth 49 Viktima Dhe 654 Të Plagosur Nga Dhuna Etnike

BISHKEK, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Dhuna etnike ka vazhduar në rajonet jugore të Kirgistanit gjatë gjithë natës së të premtes dhe orët e para të ditës së sotme, ndërkohë që bilanci arriti në 49 të vdekur pavarësisht gjendjesh së jashtëzakonshme të shpallur në qytetin Och dhe rrethinat e tij, nga qeveria provizore kirkize. "Shkëmbimet e zjarrit vazhdojnë dhe dëgjohen ngado, shumë ndërtesave u është vënë zjarri dhe ende janë në flakë, po ashtu banorët janë shumë të frikësuar dhe irrituar në të njëjtën kohë", deklaroi për televizionin kombëtar një zyrtar i qeverisë provizore, Azimbek Beknazarov, i cili ndodhet në rajon, ku situatën e cilësoi "shumë të vështirë". Sipas bilancit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, trazirat etnike mes uzbekëve dhe kirgizëve në Och kanë shkaktuar rreth 49 të vdekur dhe mbi 654 të plagosur që prej fillimit të përplasjeve mes tyre mbrëmjen e së enjtes. Qeveria provizore u ka bërë thirrje oficerëve të policisë dhe ushtarakëve të dalë në pension që të rikthehen në detyrë dhe në nisen menjëherë në rajonin Och, për të kontribuar ''në parandalimin e një lufte civile"./ /i.p/
KOMENTE