English

Kombinati Ushtarak I Policanit, Me Standarte Te Larta Sigurie

-Flet për ATSH-në drejtori i Kombinatit Mekanik Ushtarak të Policanit, Lulëzim Gjoka- POLICAN, 12 Qershor/ATSH- Andi Myrte/. - Uzina e Poliçanit, që dikur në kohën e regjimit komunist ishte një nga prodhuesit e municioneve ushtarake, sot është një nga hallkat kryesore të procesit të demontimit të tyre. E vendosur në një luginë poshtë qytetit të Policanit afro 20 kilometra larg Beratit, Kombinati Mekanik Ushtarak i Policanit, që rëndom njihet si Uzina e Policanit, është një nga tre Uzinat Ushtarake, që së bashku me disa poligone të hapura, janë përfshirë në programin e rëndësishem kombëtar për demontimin e municioneve luftarake të trashëguara nga koha e komunizmit. Në një interevistë për ATSH-në, drejtori i këtij Kombinati, Lulëzim Gjoka, thote se në këtë Kombinat realizohet procesi i demontimit të municioneve luftarake si, predha të kalibrit 82 milimetersh dhe fishekë. Ndërkohë që i gjithë procesi realizohet me një tekonoligji bashkëkohore dhe në zbatimit rigoroz të rregullave të sigurisë. Kombinati, me një infrastrukturë të mirë, falë dhe mbështetjes finaciare të ofruar nga jashtë si, SHBA, Danimarka etj, si për ngritjen e linjave të reja për produktet e demontimit të municioneve luftarake dhe rinovimit të tenkologjise, jep garanci për realizimin e një procesi të sigurtë dhe pa probleme për punetorët e tij, që kryesisht janë banorë të Policanit, por dhe rrethinat e tij. Megjithatë, këtu përfshihet dhe ekesperienca e vetë puntorëve, pasi puna është e njohur për ta. Brezat e punësuar ndër vite në këtë Kombinat, kanë përcjellë nga njëri te tjetri eksperiencën në punë. "Deri tani nuk kemi pasur asnjë problem dhe besoj se nuk do kemi, thotë Gjoka, duke marrë në konsideratë eksperencen shumëvjeçare që kanë punetorët që prej vitit 1960, kur, është ngritur Fabrika. Për të, eksperienca, e transmetuar nga njëri brez në tjetrin, do të thote se, "njerëzit janë të edukuar dhe e njohin atë që bëjnë". Por, siguria është vetëm një nga elementët që ofron Kombinati. Po aq i rendësishem këtu, është edhe zbatimi me përpikmëri i rregullores për ruajtjen e mjedisit, me kontrollin periodik te parametrave mjedisore që monitorohen si nga laboratori qendror i ushtrise edhe ai i Uzines si, për ujrat, ajrin dhe tokën. "Puna eshte koordinuar, me Ministrine e Mjedisit, të cilës i kemi rakorduar studimet dhe çdo gjë është nën kontroll", pohon ai. Gjoka flet më tej edhe për prespektivën e Uzinës, e cila sipas tij, konsiston në integrimin e plotë të saj në formën e Uzinave që ekzistojnë në vendet e NATO-s. "Sot funksionojmë si ndërmarje shteterore me ligjin e vitit 1992 dhe në këtë kuadër, mund të bëhen studime për të kaluar edhe në forma të tjera organizimi si një Uzinë me koncesion apo privatizim të pjesshëm të saj", pohon ai. Si një nga projektet e së ardhmes përmendet futja e Uzinës ne destinacionin e prodhimit të produkteve speciale për nevojat e ushtrisë, mbështetur në standartet e NATO-s. Uzina e Policanit, për nga rëndësia e saj në procesin e demontimit të municioneve luftarake, u vizitua një javë më parë nga Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, të cilët u njohën me punën e bërë dhe arritjet e shënuara në procesin e demontimit të municioneve të tepërta, si dhe problemet e evidencuara gjatë realizimit të këtij procesi. Zv.kryeministri Meta vlerësoi punën e bërë në Kombinatin e Poliçanit, por edhe nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, për demontimin e municioneve dhe armatimeve të tepërta, me qëllim përmbushjen e këtij projekti dhe objektivi të rëndësishëm e shumë ambicioz brenda pak vitesh, që Shqipëria të kthehet në një vend i demilitarizuar. Ndërsa, ministri Imami, duke e cilësuar këtë proces si prioritar për qeverinë, tha se, Shqipëria këto vitet e fundit ka bërë hapa më të mëdha në këtë drejtim. Sipas tij, "procesi i demontimit të municioneve të tepërta është një proces i vështirë, delikat, por edhe me një dinamikë të lartë të punës". "Për mbarëvajtjen e këtij procesi janë marrë masa dhe është bashkëpunuar ngushtë me pushtetin vendor, duke krijuar një klimë sa më të favorshme për realizimin me sukses të tij", tha Imami, duke garantuar sigurinë e lartë të punës për punëtorët që punojnë drejtpërdrejtë në demontimin e municioneve, por edhe për banorët e zonave si dhe mjedisin. Aktualisht, Kombinati Mekanik Ushtarak i Policanit përballon një volum qe shkon në 18 % te atij të përgjithshëm të programit të demontimit që realizohet në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria posedon një sasi që llogaritet në 77 mijë ton material luftarak, që duhet të demontohet. Ndërkohë që në një muaj në shkallë vendi realizohet demontimi i një sasie prej 1.750 ton municion dhe mund të rritet edhe më shumë. I gjithë procesi i demontimit parashikohet që të realizohet brenda dy- tre vjetëve të ardhshme. Ky proces, ashtu si dhe në vendet e tjera të rajonit tonë, është cilësuar si tepër i rëndësishëm për sigurinë. /a.ke/
KOMENTE