Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, Arrestohet Lideri I Lëvizjes Vetëvendosje! , Albin Kurti
English

Kosovë, Arrestohet Lideri I Lëvizjes "Vetëvendosje!", Albin Kurti

PRISHTINË, 12 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Lideri i lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, është arrestuar sot pasdite në selinë e kësaj lëvizjeje në Prishtinë. Njoftimi i dhënë nga kjo lëvizje u konfirmua dhe nga Policia e Kosovës. Pak orë para arrestimit, sot në një konferencë shtypi, Kurti kishte paralajmëruar se lëvizja "Vetëvendosje!" do të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Kurti njoftoi gjithashtu dhe se "sot lëvizja "Vetëvendosje!" kishte përvjetorin e pestë të themelimit të saj ". Sipas lëvizjes "Vetëvendosje!", gjatë arrestimit policia ka përdorur dhunë dhe gaz lotësjellës. Për Kurtin ka një urdhër-arresti të gjykatës së qarkut në Prishtinë, ku ai nuk është paraqitur në rreth dhjetë seanca në procesin në ngarkim të tij, duke filluar nga 15 shkurti. Më 4 maj, në një njoftim të EULEX-it, bëhej e ditur se "në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është shtyrë gjykimi i Albin Kurtit deri më 21 qershor 2010", pasi ai përsëri nuk ishte paraqitur në seancën e radhës. Procesi ndaj Kurtit ka të bëjë me demonstratën e organizuar nga lëvizja "Vetëvendosje" më 10 shkurtit 2007 në Prishtinë, kur u vranë dy demonstrues dhe u plagosën 80 të tjerë nga njësiti i policisë rumune, që vepronte në kuadër të UNMIK-ut. /s.s./
KOMENTE