English

Kriza/ Papandreu: Greqia Shembull Për Reformat Në Evropë

ATHINË, 12 qershor /ATSH-ANSA/ - Greqia "është një shembull për agjendë më të madhe reformash evropiane si vendi i parë që i promovon këto reforma në kuadër të një krize që përfshin të gjithë kontinentin", deklaroi mëngjesin e sotëm për shtypin grek kryeministri Giorgio Papandreu. Papandreu, në një fjalim para Institutit Ndërkombëtar të Financës (Iif) të Vjenës, deklaroi se "është e mundur që Greqia të zhvillojë një axhendë më të madhe reformash evropiane, duke qenë vendi i parë që hyri në krizë dhe që promovoi reformat". Njëkohësisht Papandreu ftoi që t'i jepet "fund zërave terroriste për mundësinë e falimentimit të Greqisë". "Janë zëra të pakuptimtë", deklaroi Papandreu, por duke theksuar se "këto zëra rrezikojnë të shkatërrojnë përpjekjet për të konkretizuar ndryshimet në vendin tonë". /e.v/
KOMENTE